Bismilah...

Shejkh ‘Abdul-‘Azijz el-Bura’ij për Qendrën Udhëzimi (Imam Albani) në Kosovë

11 Mars 2014


Pyetja e dytë është nga disa vëllezër nga Kosova. Thotë pyetësi:

Është këtu tek ne qendra “Imam Albani”, ndërsa tani e ndryshuan emrin e kësaj qendre, pra më përpara quhej “Qendra Imam Albani”. Ata që themeluan qendrën janë prej mbrojësve të Alij Hasen el Halebij, dhe bëjnë dredhira duke thënë se ata nuk i mbrojnë gabimet e tij, porse ato janë gabime ixhtihadije dhe nuk të nxjerrin prej menhexhit, dhe së fundi janë lidhur me një shoqatë që quhet shoqata “el-Birr”.

Ne kemi dëgjuar kritikën e Shejkh Rabisë për këtë shoqatë, e po ashtu kemi dëgjuar që edhe Shejkh Mukbil ka folur për të. Po ashtu o Shejkh, shumë prej tyre i konsiderojnë Jahja Haxhurin, Abdullah Xhibrinin, Mesh’hur Hasen Aali-Selmanin, Muhammed Mukhtar Shenkitin dhe Falih Harbin, pra i bëjnë dhe i konsiderojnë ata prej Ehli-Sunetit dhe Xhematit dhe thonë se ata janë Selefijinë, mirëpo kanë gabime, dhe ato gabime nuk i nxjerrin ata nga Ehli-Sunneti.

Ka disa të rinj që janë të mashtruar nga këta studentë që themeluan këtë shoqatë (Imam Albani) dhe që pretendojnë selefizmin. Andaj cila është këshilla jote o Shejkh në lidhje me ta - Allahu ju bekoftë -?

Përgjigje, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz el-Bura’ij: Ali Ibën Hasen el-Halebi ka shfaqur një davet të ri pas vdekjes së Shejkh Albanit. Kështu, rruga që ai ndjek tani, nuk është e njëjta rrugën të cilën e ndiqte kur Shejkh Albani ishte gjallë. Pra, daveti i tij tani është davet hizbij. Dhe të mjafton ty vetëm fakti që ai e ka quajtur faqen e tij në internet “li-Kul-li Selefijin” (për të gjithë selefijtë).

E nëse shikon se kush janë ata selefijinë të cilët ndodhen në faqen e tij, do të gjesh se ata janë “të rrëzuarit” si: Ebul Hasen Maribij, Adnan Ar’ur, el-Magrauij, Muhamed Hassan… e të tjerë veç tyre. Pra, kjo të mjafton:

“Zogjtë e të njëjtit soj rrinë bashkë.”

E nëse ti shikon se emrat e dalluar të një daveti të caktuar janë njerëz të devijuar, atëherë kjo tregon se rruga e atyre njerëzve nuk është rrugë e drejtë. Pra, ata që ndodhen në Qendrën el-Albani, pastaj e ndryshuan emrin, kjo tregon se ata kanë ndryshuar në brendësinë e tyre, ngase emri i Albanit s’është turp, emri Albani s’është as turp e as gabim, por kjo tregon se këtu ka diçka.

Pastaj fakti që ata shfaqin emra të personave, mbas të cilëve fshihen njerëz të bidatit dhe devijimit, siç është Ali Hasen el-Halebij dhe kush është i ngjashëm me të, si Mesh`hur Hasen apo të tjerë, emrat e tyre të tregojnë se daveti i tyre është davet hizbij, është davet hizbij. Dhe nëse neve na fshihet bidati i dikujt, neve s’mund të na fshihet shoqëria e tij, neve s’mund të na fshihet shoqëria e tij.

Dhe i kemi parë rëniet e Ali Ibën Hasen (el-Halebij) njëra pas tjetrës që kur ai shkroi parathënien e librit të Murad Shukrit – gjë që ai nuk e pranon –, për librin të cilin e refuzuan dijetarët, pastaj kur atë e dënuan dijetarët, ai filloi të refuzonte dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva, pastaj kur u shfaq irrxhaja në fjalët e tij, në parathënien e librit “Fitnetu et-Tekfiir” a diçka të tillë, filloi të justifikohej se e ka ndryshuar fjalën e tij në një tjetër libër, kështu ai përplaset sa andej e sa këndej. Prandaj, - Allahu ju bekoftë - dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë sqaruar diçka rreth gjendjes së tij që më herët, dhe ata janë nga të parët të cilët kanë folur kundër tij. Daveti i tij është davet hizbij dhe mjafton që ai shkon me Ebul Hasenin, me Magrauin, me Adnan Ar’urin… etj. Kështu, ai s’mund të heqë dorë prej tyre sepse ai dhe ata janë një dorë e vetme dhe në një rrugë të vetme.

Prandaj, ne u themi atyre vëllezërve gjithashtu: korrigjoni vetet tuaja dhe kthehuni tek Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit - sal-laAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem - dhe lerini të devijuarit, të cilët nuk ecin në rrugën e drejtë. Dhe ska nevojë të nxirrni justifikime për atë që i është bërë e qartë gjendja sikur dielli në mes të ditës, (duke thënë se) këto janë çështje ixhtihadije, këto çështje nuk mjaftojnë për ta nxjerrë atë nga Ehli-Suneti. Nëse mendon se këto çështje nuk mjaftojnë për ta nxjerrë atë nga Ehli-Suneti, a mendon ti se ato tregojnë se ai ka devijuar? Nëse mendon se ato tregojnë që ai ka devijuar, dhe ka mbetur vetëm të gjykohet nëse ka dalë apo jo nga Ehli-Suneti, atëherë kjo mjafton që ti ta braktisësh atë, mjafton që ti ta braktisësh.

Pra, më e pakta, braktise atë dhe ndiq njerëzit e dijes derisa të bëhet e qartë për ty gjendja e tij. Nëse ti nuk mund të gjykosh mbi të me bidat dhe nuk e shikon veten të aftë që ta gjykosh atë me bidat, atëherë le të jetë devijimi që ka ai i mjaftueshëm për ty që ta gjykosh atë me devijim dhe qëndro këtu, dhe të mjafton ty që ta braktisësh atë për sa kohë që ai është në davet të devijuar. Ama që të thuash se kjo nuk është e mjaftueshme që ai të gjykohet me bidat, ndonëse ai është në buzë të bidatit, e ti prapë se prapë e mbron atë, ky nuk është menhexh selefij, ky nuk është menhexh selefij dhe nuk është rrugë selefije. Hasbun-Allahu ue Niëmel-Uekiil (Na mjafton Allahu dhe Ai është më i Miri të Cilit ia lemë çdo çështje).

O vëlla – Allahu të bekoftë – Selefët e Devotshëm dhe ata që ecën rrugës së tyre nuk heshtnin nëse shikonin një gabim tek dikush, porse e këshillonin dhe e sqaronin. Ama që ta mbrosh atë dhe të presësh derisa të bëhet bidatçi, atëherë mes tij dhe atij do të ndodhë diçka. Jo, jo, Allahu të bekoftë. Të mjafton që t’i je me fjalën - jo më pak – që prej Ulemave të Sunetit ka që e bëjnë bidatçi dhe prej tyre ka që thonë se ai është i devijuar. Të mjafton kjo që t’i braktisësh ata. Kjo të mjafton që t’i braktisësh ata. Kështu që, rishikoje veten tënde.

Lus Allahun që t’ju japë sukses dhe saktësi.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj