Bismilah...

Autor: Komisioni i Përhershëm për Studime Akademike dhe Fetva

Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh, koleksioni i parë, vëll. 17, fq. 63, pyetja nr. 18963

 

Pyetje e dytë:

Çfarë gjykimi ka shkuarja te një njeri që i thonë “shejkh” i cili shëron me Kuran, porse ai u këndon rukje edhe grave dhe vetmohet me çdo grua. Nëse gjendja e gruas është më e rëndë që kërkon më shumë lexim Kurani, ai e mban atë në shtëpinë e tij disa ditë. E unë kam qenë njëra prej këtyre grave, por jam penduar thellësisht për këtë dhe i kam kërkuar falje Allahut dhe jam penduar tek Ai. Na jepni një fetva, Allahu u shpërbleftë me çdo të mirë.

Përgjigje:

Është haram që burri të vetmohet me gruan e huaj, edhe nëse i këndon rukje me Kuran, për arsye se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

لا يخلُوَنَّ رجلٌ بامرأةٍ فإنَّ الشَّيطانَ ثالثُهما

“Të mos vetmohet kurrsesi burri me një grua, sepse shejtani është i treti me këta dy.” [1]

Kurse akoma më e rrezikshme dhe më kriminale është që burri i huaj të vetmohet me ty në shtëpinë e tij dhe të qëndrosh disa ditë apo net në shtëpinë e tij vetëm me të. Kjo pa dyshim se është një nga rrugët e sherrit dhe degjenerimit. Çdo grua Muslimane që e ka bërë një gjë të tillë, e ka detyrë që të pendohet sinqerisht dhe të mos i kthehet kurrë më kësaj pune të keqe.

Prej Allahut vjen suksesi.

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Studime Akademike dhe Fetva

Anëtar: Bekër Ebu Zejd

Anëtar: Salih el-Feuzan

Anëtar: Abdullah el-Gudejan

Zëvendëskryetar: Abdul-Aziz Alu Shejkh

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

_____________________

[1] Transmetojnë Ahmedi (1/18, 26), Tirmidhiu (4/467, nr. 2165), Nesaiju në librin “el-Kubra” (5/387-389, nr 9219, 9226), Hakimi (1/114-115), Ibën Hibbani (10/437, 11/400, 14/122, 16/240, nr. 4576, 5586, 6728, 7254), el-Bezzaar në librin “el-Bahru ez-Zexh-xhaxh,” (1/271,nr. 167), Ebu J’ala (1/132-133, nr. 141, 143), Bejhakiu (7/91).

 

Përktheu: Jeton Shasivari