Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)

Burimi: es-Silsiletu el-Ehadith es-Sahihah, 6/614

 

Pretendimi i atyre rrukjexhive që janë sprovuar me kërkimin e ndihmës nga Xhinët, me pretekstin se ata kërkojnë ndihmë nga xhinët e devotshëm, është pretendim i rremë sepse nuk ka kurrfarë mundësie që të përzihemi dhe të bashkëjetojmë me Xhinët, saqë të arrijmë të zbulojmë se kush prej tyre është i devotshëm dhe kush është zullumqar. Ne e dimë nga përvoja se shumica e atyre njerëzve me të cilët shoqërohemi dhe bashkëjetojmë shumicën e kohës, mund të ndodhë të mos përmirësohen. Allahu i Lartësuar ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ

“O ju që besoni, ka nga gratë tuaja dhe fëmijët tuaj që janë armiqtë tuaj, prandaj ruhuni prej tyre.” [et-Tegabun, 140]

Ky ajet flet për njeriun të cilin ne e shohim. E si është puna me Xhinët, për të cilët Allahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ

“Ai (xhini) dhe shoqëria e tij ju shohin juve ndërsa ju nuk mund t’i shihni ata.” [el-Araf, 27]

 

Përktheu: Jeton Shasivari