Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajlij

 

 

Pyetje: Çfarë lidhje ka Masoneria dhe Agjencitë e Shërbimeve Sekrete të disa shteteve me Khauarixhët e kësaj kohe?

 

Përgjigje: Them o vëllezër, nga studimi që kam bërë unë për këtë çështje, kam parë – dhe Allahu e di më së miri – se ata Khauarixhët janë dy llojësh. Një lloj prej tyre në të vërtetë janë njerëz dunjaje, të cilët i vënë në lëvizje Shërbimet Sekrete që janë armike të Islamit dhe Muslimanëve, duke u dhënë atyre shuma të mëdha parash. Kjo ndodh shumicën e rasteve tek komandantët e tyre. Kurse lloji tjetër janë ata që kanë fetari mirëpo janë të devijuar, siç janë Khauarixhët e hershëm, edhe pse në përgjithësi Khauarixhët i vë në lëvizje dunjaja. Prandaj el-Hasen el-Basrij ka thënë për Khauarixhët se ata në të vërtetë janë njerëz dunjaje. I thanë: “Qysh e thua këtë, përderisa njëri prej tyre e merr shtizën dhe futet në betejë derisa vritet.” Atëherë ai tha: “Prijësi i ndaloi ata nga dunjaja dhe nuk i ndaloi nga namazi apo agjërimi, mirëpo i ndaloi nga dunjaja.” Unë nuk dyshoj se shumica e komandantëve në realitet janë ndjekës të ideologjisë dhe komploteve Masonike dhe të disa Shërbimeve Sekrete armike ndaj Islamit dhe Ehli Sunetit. Unë mendoj – dhe Allahu e di më së miri – se ata janë infiltruar në disa zona, në të cilat ata ndodhen tani, për të realizuar disa synime, sepse shikon që ata janë vendosur vetëm në disa vende problematike për sa i përket naftës, qoftë në Irak apo në Siri apo në Libi, sot. Ky është një komplot që synon të godasë ekonominë dhe naftën, sepse prezenca e tyre në këto zona i ka bërë ata që të marrin kontrollin e një sasie të madhe të naftës dhe e shesin naftën me çmim të lirë. Kjo gjë ka shkaktuar uljen e çmimit të naftës dhe po u bën presion të madh shteteve fqinje Islamike.

 

Unë mendoj – dhe Allahu e di më së miri – në bazë të mbledhjes së informacioneve, shqyrtimit dhe studimit që kam bërë, gjë të cilën e kam përmendur – SubhanAllah – përpara gjashtë ditësh, se tani ata po i transferojnë bazat e Khauarixhëve në dy zona shumë të largëta nga njëra-tjetra. E para është në vendet Arabe të Afrikës Veriore, sidomos në shkretëtirë. Kurse e dyta është në Indonezi, sidomos në xhungël. Këtë ua përmenda vëllezërve të mi në Indonezi, përpara pesë ditësh, afërsisht, dhe u thashë se duhet të bëjnë kujdes, sepse mendoj që sot Khauarixhët po grumbullojnë një numër Muslimanësh në jug dhe në lindje të Azisë, nga ata që duan bashkimin apo edhe njerëz të tjerë, në Indonezi, që ajo të bëhet qendër e re e Khauarixhëve. Siç e shikoni, të dyja zonat janë larg njëra-tjetrës; njëra është në lindje dhe tjetra është në perëndim. Ky është një komplot i ri, me sa shoh unë – dhe Allahu e di më së miri –, mbasi që u realizua shumica e objektivave nga prezenca e tyre në këto zona, për shkak të të cilëve Umeti po pengohet nga realizimi i interesave të tij. Mirëpo kjo lidhje (ndryshon), sipas mendimit dhe vështrimit tim, madje edhe vet realiteti që e kam parë vet nga të burgosurit etj., sepse unë ju kam thënë që nuk janë të gjithë të burgosurit Khauarixhë, porse ata kanë njëfarë devijimi, kush më shumë e kush më pak. Mirëpo ajo që kam parë unë është se shumë prej tyre janë njerëz fetarë, mirëpo në rrugë të gabuar, në rrugën e Khauarixhëve të hershëm.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org 

 

Përktheu: Alban Malaj