Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140126&hl=
Sa të shumtë janë qentë e zjarrit të cilët bëjnë shpërthime në vendet Islame dhe në kështjellën e Islamit , pasi që ata i kanë mobilizuar endacakët, nxënësit e Jehudëve dhe të Krishterëve, bishtat e Masonëve dhe Klubit Rotarian. Shërbëtorët e Jehudëve, të Perëndimit dhe të Lindjes, japin fetva nga shpellat e maleve të qafirëve si dhe nga vendet e Perëndimit të cilët i kanë marrë përsipër që t’i mbrojnë ata (khaurixhët) dhe u dalin në ndihmë atyre.
Mjerë këta fortesa që e prodhojnë këtë helm vdekjeprurës dhe kjo është ndihmesë për armiqtë e Islamit kundrejt Islamit dhe muslimanëve.Allahu i vraftë ata që i financojnë.
Allahu i vraftë ata që heshtin ndaj tyre.
Allahu i vraftë ata që bashkëpunojnë me ata.
Allahu i vraftë ata që solidarizohen me ata.
Allahu i vraftë ata që i justifikojnë ata.
Allahu i vraftë ata që e justifikojnë veprën e tyre.
Allahu i vraftë ata që mendojnë se ata janë në rrugën e drejtë.
Allahu i vraftë ata që heshtin ndaj tyre qoftë edhe me një heshtje të vetme.
Allahu i Lartësuar thotë:
وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ
“Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare.” El-Bekare, 283
I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:
مَنْ كَتَمَ عِلْمًا أَلْجَمَهُ اللَّهُ بِلِجَامٍ مِنَ النَّار يَوْمَ الْقِيَامَةِ
“Ai që e fsheh dijen, Allahu do t’i vendosë një frerë prej frerëve të zjarrit Ditën e Gjykimit.”
Ngase ata janë nga krijesat dhe njerëzit më të këqij.
Kush është ai që e ka thënë këtë? Kush është ai që i ka përshkruar ata se janë krijesat dhe njerëzit më të këqij? I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – .
Kush është ai që i përshkruar se ata janë qentë e zjarrit? I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – .
Kush është ai që i ka përshkruar ata se do të dalin nga feja ashtu siç del shigjeta prej gjahut, e lexojnë Kuranin, por ai nuk e kalon gurmazin e tyre? Ai është i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – .
Kush është ai që i ka përshkruar ata se do t’i vrasin muslimanët dhe do t’i lënë të lirë idhujtarët? Ai është Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – .
Kush është ai që ka thënë për ta: “Të vrarët më të këqij janë të vrarët e tyre, dhe ata janë të vrarët më të këqij nën këtë qiell, dhe i vrari më i mirë është ai që e vrasin ata?”Ai është Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –.
Sa të shumtë janë në këtë kohë, Allahu mos i shtoftë kurrë. Madje ata bëjnë më shumë krime se khauarixhët e vjetër, ngase khauarixhët e vjetër bënin adhurim, kishin frikë Allahun, kishin asketizëm dhe besnikëri. Kurse këta gënjeshtar endacak e kanë (parimin): “Qëllimi justifikon mjetin.”
Përktheu: Jeton Shasivari