Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Bazmul

Burimi: http://mohammadbazmool.blogspot.com/2014/10/blog-post_584.html

Më kanë treguar se një shi’it qëndroi tek Shejkh Bedij’ es-Sindij, [1] ndërkohë që ai po jepte mësimin në Xhaminë e Shenjtë në Mekke.

(Shi’iti) tha: “Ju thoni “Allahu qoftë i kënaqur me Ebu Bekrin dhe ‘Umerin” kurse ata janë që të dy tradhtarë! Sepse ata kanë hequr nga mus`hafi (Libri i Kur`anit) suren “el-Uilajeh” [2] dhe Ajetet që vërtetojnë se udhëheqja i takon ‘Alij Ibën Ebij Talib.”

I tha Shejkh Bedij’: “Unë kështu po dëgjoj nga ty, se edhe ‘Alij Ibën Ebij Talib është tradhtar njësoj si ata të dy!”

I tha shi’iti: “Si thua që ‘Aliu është tradhtar, përderisa janë ata të dy që i fshehën Ajetet e udhëheqjes?”

Atëherë i tha Shejkh Bedij’: “Sepse ai u bë prijës mbas atyre të dyve dhe nuk e nxori në shesh atë që fshehën ata të dy nga Kur`ani! Kështu që, ose ai ka marrë pjesë bashkë me ata në këtë tradhti, ose nuk ka fare ndonjë gjë që të jetë fshehur nga Kur`ani.”

Shi’iti ngeci, s’dinte çfarë të thoshte dhe iku i poshtëruar, kurse Shejkhu e mbaroi deri në fund mësimin e tij.

Fundnotat:

[1] Shënim i përkthyesit: Lexoje të plotë biografinë e këtij dijetari të madh këtu:

http://selefi.org/index.php/dijetaret/100-biografi/418-el-alame-bediud-din-shah-er-rashidi-es-sindi

[2] Ka thënë Muhibbudin el-Khatiib në librin e tij “el-khutuut el-‘ariidah lil-usus eletij kame ‘alejha diin esh-shij’ah el-imamijeh el-ithna ‘asherijeh” (fq. 52), bot. Daar el-Istikameh 2014:

“E prej argumenteve që solli ky dijetar i Nexhefit (Mirza Husejn bin Muhamed Tekij en-Neurij et-Tabrisij, v.1320 h), se nga Kur`ani janë hequr disa pjesë, është sureja që solli ai në faqen 170 të librit të tij, të cilën shijat e quajnë “sureja el-Uilajeh”, në të cilën përmendet udhëheqja e ‘Aliut: “O ju që besoni, besoni në Pejgamberin dhe në Udhëheqësin, të cilët Ne i dërguam që t’ju udhëzojnë juve në rrugën e drejtë…” e gjer në fund të sures.”

Kjo është fotoja e sures së shpikur nga shijat:

Përktheu: Alban Malaj