Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rraxhihij
Pyetësi: Shejkhu jonë, ju telefonova përpara një jave afërsisht dhe ju pyeta në lidhje me gjykimin ndaj votimit të kushtetutës Egjiptiane dhe ti o Shejkhu ynë premtove se do të dalë sqarimi për këtë çështje. Prandaj unë dua të pyes, a do të dalë sqarimi për këtë çështje in shaa` Allah?
Shejkh Rraxhihij: Them se së afërmi in shaa` Allah do të dalë dhe sqarimi përmban ndalimin e votimit për kushtetutën. Votimi për kushtetutën nuk lejohet, është haram dhe kush e voton duhet të bëjë teube dhe të publikojë distancimin nga ajo dhe nga ata që e kanë bërë atë, ky është thelbi (i sqarimit).
Pyetësi: Allahu u dhëntë mirësi o Shejkhu ynë.
Shejkh Rraxhihij: Kjo kushtetutë është kushtetutë kufri, taguti dhe nuk lejohet votimi i saj.
Pyetësi: Allahu u dhëntë mirësi o Shejkhu ynë, disa pretendojnë se në të ka dobi. Shejkhu jonë, si ta refuzojmë këtë pretendim?
Shejkh Rraxhihij: Cila është dobia?
Pyetësi: Thonë se është dobi stabiliteti i vendit…
Shejkh Rraxhihij: Stabiliteti i vendit?!!! Stabiliteti i vendit kërkohet me gjykimin me Sheriat. Përse u bë revolucioni tani? U bë revolucioni që të bjerë një ligj kufri dhe të sillet një tjetër ligj kufri? Cila është dobia?!!! Mbetet ligji i parë!!!
Pyetësi: Allahu na ndihmoftë.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj