Bismilah...

 

Autor: Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi rahimehullah
Burimi: el-Fetaua el-Xhelijjeh fij el-Menahixhi ed-Da’uijeh: (fq. 14-15)


Pyetje: A bëjnë pjesë tek organizatat e Ikhuanul-Muslimun sektet Islame si Rafidat, Sufistët dhe Mu’tezilët, apo ata janë ndjekës të pastër të Sunetit?

Përgjigje: Ata vetë e pranojnë këtë. Disa njerëz që kanë shkuar nëpër ekskursione me Ikhuanët e pohojnë këtë. Madje edhe Muhamed Sururi që kaloi dhjetë vjet me ata i kritikoi për këtë gjë duke thënë: “Ikhuanul-Muslimun është një Xhemat që mbledhë bashkë Selefitë, Sufitë, Mu’tezilët e kështu me rradhë.

Ky është një Xhemat për të cilin nuk ka shpresë se do të ketë sukses.” Ose ai ka thënë fjalë të ngjashme si këto. Nuk ka dyshim se kjo është diçka që dihet shumë mirë rreth tyre. Madje këtë e pranojnë edhe vetë kryetarët e Ikhuanëve.

 

Arsyeja përse e bëjnë këtë është sepse ata thonë që të gjithë këta individë (Shija, Sufi, Mu’tezili etj,) janë Muslimanë. Kështu, ata i mbledhin bashkë të gjitha këto grupe të cilat kundërshtohen në mendimet që kanë rreth Akijdes dhe emërtimet e tyre. Kush është qëllimi i këtij bashkimi? Qëllimi i këtij bashkimi sipas Ikhuanëve është që të shtohet numri i tyre për të marrë vendet në Parlament, duke formuar shumicën, domethënë numrin më të madh të deputetëve, qofshin ata grupacione apo individë.

Vërtet, të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë.

 

Përktheu Alban Malaj