Autor: Shejkh Bedër el-Bedër

Sa i përket çështjes së fondacioneve bamirëse, këtë nuk e kanë bërë Selefët.

Selefët nuk kanë patur fondacione bamirëse, as shoqata dhe as komisione, porse këtë e bëjnë Hizbit, të cilët bëjnë komision apo fondacion apo shoqatë dhe caktojnë kryetar, nën-kryetar, anëtarë, organizata dhe gjëra të ngjashme.

Kjo s’ka dyshim që është sherr, sepse me kalimin e kohës ata do të miqësojnë dhe armiqësojnë për hir të shoqatës dhe nuk do të miqësojnë dhe armiqësojnë për hir të akijdes së saktë. Miqësia dhe armiqësia është prej Fesë. Ne miqësojmë për hir të Islamit dhe njerëzit e Islamit.

Ama nëse ata thellohen në këto gjëra, ata kanë për të miqësuar për hir të fondacionit të tyre dhe ata që e lavdërojnë fondacionin e tyre, si dhe do të armiqësojnë këdo që e armiqëson këtë fondacion.

Prandaj ata duhet të kenë frikë Allahun – Subhanehu ue Te’ala – dhe të mos u ngjasojnë hizbive, të mos hapin as fondacione dhe as shoqata, sepse këtë nuk e kanë bërë Selefët.

Dhe Allahu e di më së miri.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj