Autor: Shejkh Abdullah el-Gudejan

 

Këto grupacione që janë përçarë, kush i vështron ato me vëmendje, do të shoh se këto kanë objektiva të ndryshme.

Ka prej atyre grupacioneve që janë mjet të cilat i përdor ndonjë shtet që e armiqëson Islamin. Ky shtet që e armiqëson Islamin, synon që të sulmojë Islamin dhe Muslimanët nëpërmjet disa personave që janë nga mesi i Muslimanëve dhe nga bijtë e tyre. Kështu që, objektivi i këtij lloji të organizatave është objektiv politik. Ky lloj shoqatash financohen nga qeverisje të cilat i përdorin ata për misionet e tyre. Ato shoqata e kryejnë sa të munden misionin që ua kanë ngarkuar ato qeverisje, në mënyrë që të realizojnë synimet e tyre. Në këtë gjë ka dëm për Islamin dhe Muslimanët. Nuk i lejohet një personi që ta anëtarësohet në një shoqatë e cila ndërmerr veprime të këtilla.

Ka shoqata tjera që veprojnë sipas direktivave të një personi të caktuar, i cili e ka humbur pozitën e tij në shoqëri, apo e ka humbur pozitën e tij në fe apo pozitën e tij financiare. Në këtë rast, ky person ka caktuar për veten e tij një status të veçantë dhe e emërton shoqatën e tij me një emër të caktuar. Pastaj ky person mbledh mbas vetes së tij njerëz që e duan atë, me qëllim që t’u ngarkojë detyra që i kërkon ai, duke i quajtur ato rituale fetare, si dhe ua bën detyrë atyre që t’i japin atij pasuri. Kështu ai do të arrijë - sipas asaj që mendon ai - një pozitë në fe, në shoqëri dhe në dunja.

Natyra e këtyre shoqatave është natyrë devijuese nga njëra anë, kurse nga ana tjetër ato kanë natyrën e zhvatjes së pasurive, si dhe të mashtrojnë shoqërinë në të cilën jetojnë. Shumica e shoqatave janë të këtij lloji. Andaj, nuk i lejohet asnjë personi që t’i përkatësohet këtyre shoqatave.

 

Përktheu: Jeton Shasivari