Bismilah...

Shejkh Mukbil

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=2209

Pyetje:

Cili është dallimi në mes tokës së Islamit (darul-Islam) dhe tokës së Kufrit (darul-kufr) si dhe tokës së luftës (darul-harb)?

Përgjigje:

Darul-Islam është vendi në të cilin shumica e banorëve të tij janë Musliman, edhe në qoftë se udhëheqësi është Socialist apo është i pafe, kurse vendi (banorët) janë musliman. Pra, kjo konsiderohet Darul-Islam.

Kurse Darul-Harb, është vendi në të cilin ka luftë në mes saj dhe muslimanëve, kurse Darul-Kufër është ai vend të cilin e banojnë shumica nga pabesimtarët.

Tani kanë mbetur (të flasim) për gjykimet (ahkamet). Darul-Islam konsiderohet i ndalur, vrasja dhe lufta janë të ndaluara në të. Dhe Darul-Kufër nëse janë must’emin 1  apo nëse janë në marrëveshje paqeje, atëherë nuk lejohet të tradhtohen ata.

 

Kurse Darul-Harb – siç thamë më parë – është vendi në të cilin ka luftë mes tij dhe muslimanëve, siç është gjendja e armiqve të Islamit. Ata sot e luftojnë Islamin, qoftë nëse e luftojnë duke sulmuar me armë zjarri apo e luftojnë atë me dërgimin e mercenarëve nga bijtë e Islamit.

 

1- Muste’min është personi që hyn në vendet Islame pasi që i është dhënë atij siguri për të kryer një misionin të posaçëm që ka marrë përsipër dhe më pas kthehet në vendin e tij pasi ta ketë kryer atë.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu Jeton Shasivari