Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed bin Umer Bazmul

 

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira. Pyetja e katërt: Nga idetë e përhapura tek ne është që kur një person hyn në Islam, i thuhet “zgjidh një cilësi për veten tënde.” Me këtë kanë për qëllim ndërrimin e emrit dhe thonë: p.sh. ti je person bujar (kerim) apo se ti ke bujari, kështu që ti je Abdul-Kerim (robi i më Bujarit) apo se ti je njeri që ke përvojë për gjëra, andaj ti je Abdul-Khabir (robi i të Gjithëdijshmit). A është i saktë ky mendim në zgjedhjen e emrit?

 

Përgjigje: Po! Nuk ka ndonjë ndalesë për ndërrimin e emrit nëse ai përmban ndonjë kuptim të keq ose njeriu ka dëshirë që ta ndërrojë atë edhe pse nuk përmban ndonjë domethënie të keqe. Kjo është e para.

E dyta: Nëse emri është i përshtatshëm dhe nuk ka ndonjë ndalesë për të në Sheriat...pra ata gjithmonë i ndërrojnë emrat, e ne u themi atyre: Jo! Ndaluni! Ngase Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nuk e ndërroi emrin e çdonjërit që hynte në Islam, porse i ndërroi disa emra për shkak të një urtësisë  që e kërkon një gjë të tillë. P.sh. nëse emri përmban një domethënie që kalon përtej kufijve të Sheriatit. Kështu që nuk është prej sunnetit të bëhet një gjë e këtillë.

Po ashtu, çështja e vështrimit të një personi se a është bujar (kerim), kështu që ai është Abdul-Kerim. Nuk është e patjetërsueshme që njeriu ta fillojë emrin e tij me ‘Abd (rob) ngase Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

أَحَبُّ الأَسْمَاءِ إِلَى اللَّهِ عَبْدُ اللَّهِ وَعَبْدُ الرَّحْمَنِ وَأَصْدَقُهَا حَارِثٌ وَهَمَّامٌ

“Emrat më të dashur për Allahun janë Abdullah dhe Abdu-Rrahman dhe emrat më të besueshëm janë Harith dhe Hammam.” 

 

Pra, ai përmendi se disa emra edhe pse nuk paraprihen nga Abd, ata janë të besueshëm, siç është emri Harith (kultivues, lërues) dhe Hammam (trim, dorëdhënë, ambicioz i madh, fisnik). Kështu që nuk është patjetërsueshme që emri të përmbajë fjalën Abd.

Çështja e katërt apo e pestë: druaj se kjo çështje mund të kuptohet sikur ka një sunnet dhe një udhëzim nga Selefët për një çështje të këtillë. Për këtë nuk është përcjellë nga Selefët ndonjë gjë në këtë formë dhe druaj që kjo futet tek çështjet e shpikura në fe dhe bidatet, andaj kjo duhet të lihet dhe mos i ndryshoni emrat vetëm se për ndonjë urtësi dhe arsye sheriatike.  

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari