Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje:

Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Dikush thërret në dialog midis feve apo në bashkimin e feve, ky person a ka mangësi në Akiden e miqësimit dhe armiqësimit (el-Uela ue el-Bera) për sai i përket atij?

Përgjigje:

Ky në esencë, nuk është Musliman. Ai që i konsideron fetë të barabarta dhe thërret për në bashkimin e tyre dhe se ato janë të gjitha të barabarta, ky nuk është Musliman. Pra, ky nuk bën dallim në mes kufrit dhe imanit, në mes teuhidit dhe shirkut, në mes besimtarit dhe mosbesimtarit. Kjo gjë nuk lejohet dhe këto fjalë nuk i thotë një Musliman. Ka mundësi ta thotë këtë një njeri i paditur, apo se ka dëgjuar, apo thotë atë që thonë njerëzit, por ai që e lejon këtë (bashkimin e feve) dhe e pranon atë, ky nuk është Musliman.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari