Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Autori – Allahu e mëshiroftë – me fjalën e tij “Nga Nuhu deri te (Muhamedi)” tregon se Ademi nuk është Resuul (i dërguar) dhe ajo që thuhet se Idrisi është gjyshi i Nuhuut, është gënjeshtër. Idrisi nuk është para Nuhut; Idrisi është pas Nuhut. Me aq sa kuptohet – e Allahu e di më së miri – Idrisi ishte nga bijtë e Israilit (Jakubit).
Andaj, ai që pretendon se Idrisi është gjyshi i Nuhut, ka gënjyer dhe e ka kundërshtuar Kuranin dhe Sunnetin.
﴿ إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَىٰ نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِنْ بَعْدِهِ ۚ ﴾
“Ne të kemi dërguar ty Shpalljen ashtu siç i kemi dërguar shpalljen Nuhut dhe Pejgamberëve pas tij (Nuhut)...” en-Nisa, 163
Kini kujdes nga “Pema e Pejgamberëve” që është e shkruar... besoj se shitet ndonjëherë dhe është e përhapur, ku është shkruar se Idrisi është para Nuhut. Kjo është gënjeshtër! Ai që e sheh këtë, e ka detyrë që ta grisë atë. Sepse kjo do t’ua ndërrojë akiden e Muslimanëve në atë që është e gabuar; do ta ndërrojë akiden duke i besuar asaj se Nuhut i ka paraprirë një i dërguar. E kjo është gënjeshtër!
Në Kuran qëndron:
﴿ إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَىٰ نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِنْ بَعْدِهِ ۚ ﴾
“Ne të kemi dërguar ty Shpalljen ashtu siç i kemi dërguar shpalljen Nuhit dhe Pejgamberëve pas tij (Nuhit)...” en-Nisa, 163
Po ashtu në Kuran qëndron:
﴿ وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا وَإِبْرَاهِيمَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ ﴾
“Ne e dërguam Nuhun dhe Ibrahimin dhe pasardhësve të këtyre dyve ua dhamë Pejgamberinë dhe Librat (Teuratin, Zeburin, Inxhilin dhe Kuranin).” El-Hadid, 26
Te pasardhësit e këtyre dyve (Nuhut dhe Ibrahimit). Kështu që, nuk ka mundësi të ekzistojë pejgamberi dhe Libra para Nuhit.
Në transmetimet e sakta të Sunnetit qëndron se njerëzit, Ditën e Gjykimit, do të shkojnë te Nuhu e do t’i thonë:
أنتَ أوّل رسول أرسله الله إلى أهل الأرض
“Ti je i dërguari i parë që Allahu e dërgoi për banorët e tokës.” [1]
Fundnota:
[1] Buhariu (4435), Muslimi (501).
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari