Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën Salih el-‘Uthejmin

Burimi: Fetaua Arkanil-Islam, fq.195

 

 

Pyetje: Dëgjojmë dhe lexojmë rreth fjalës “Liria e Mendimit”, e cila është thirrje për lirinë e besimit. Cili është komenti juaj për këtë?

 

Përgjigje: Komenti ynë për këtë është se kush ia bën të lejuar njeriut që të ketë liri në besim, të besojë në cilëndo fe që dëshiron ai, atëherë ai njeri është kafir (mosbesimtar), sepse kush beson se i lejohet njeriut që të zgjedhë ndonjë fe tjetër pos fesë së Muhamedit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, atëherë ai është mohues i Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –; atij i kërkohet që të pendohet, dhe ose të pendohet ose përndryshe obligohet vrasja e tij.

 

Fetë nuk janë mendime, porse janë shpallje nga Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –, të cilën Ai ua ka zbritur të Dërguarve, që ta ndjekin robërit e Tij. Dhe kjo fjalë – kam për qëllim fjalën mendim –, me të cilën kanë për qëllim fenë, duhet të fshihet nga fjalorët e librave Islamik, sepse ajo të shpie tek ky kuptim i keq, pra që të thuhet se Islami është mendim, Krishterizmi është mendim dhe Jehudizmi është mendim. Kam për qëllim me Krishterizëm atë që ithtarët e tij e quajnë “Mesihizmi”. Pra, kjo fjalë të shpie në konsiderimin e këtyre sheriateve thjesht mendime tokësore, të cilat është i lirë që t’i ndjekë kush të dojë nga njerëzit. Kurse e vërteta është se fetë qiellore janë fe qiellore nga Allahu, me të cilat robërit e Tij e adhurojnë Atë, dhe nuk lejohet që ato të quhen “mendim”.

 

Përmbledhja e përgjigjes është: se kushdo që beson se i lejohet njeriut që të marrë për fe çfarë të dojë dhe se ai është i lirë në fenë që merr, atëherë ai është mohues i Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –, ngaqë Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الإسلام دِيناً فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ

“Dhe kush kërkon fe tjetër pos Islamit, atij kurrë s’do t’i pranohet.” [Aali-Imran, 85]

 

Dhe Ai thotë:

إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الإسلام

“S’ka dyshim që feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” [Aali-Imran, 19]

 

Kështu që, nuk i lejohet askujt që të besojë se lejohet ndonjë fe tjetër pos Islamit, se i lejohet njeriut që ta adhurojë Allahun me ndonjë fe tjetër pos Islamit. Madje nëse ai e beson këtë, dijetarët kanë thënë qartazi se ai është kafir, me kufër që të nxjerr nga Islami.

 

 

Përktheu: Alban Malaj