Bismilah...

Autor: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

Burimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 27

 

Emrat:

el-Kebiir (الكبير) [i Madhi]

el-'Adhiim (العظيم) [Madhështori]

 

Domethënë është Ai i Cili ka cilësinë e krenarisë dhe Ai e meriton përshkrimin e madhështisë. Ka thënë i Lartësuari në hadithin kudsij:

الكِبْرِيَاءُ رِدَائِي وَالْعَظَمَةُ إزَارِي فَمَنْ نَازَعَنِي وَاحِدًا مِنْهُمَا قَذَفْتُهُ فِي النَّارِ.

“Krenaria është ridaja Ime (cilësi që më takon vetëm Mua) dhe madhështia është izari Im (cilësi që më takon vetëm Mua). Ai që më rivalizon në njërën nga këto dyja, Unë do ta hedh në Zjarr.” E ka transmetuar Imam Ahmed dhe Ebu Daudi.

Ai, Allahu i Patëmeta e i Lartësuar, është i përshkruar me krenari dhe madhështi, dy cilësi të cilat nuk mund të përshkruhet vlera tyre dhe askush nuk mund ta dijë realitetin e tyre.

Muslimani nëse beson dhe është i bindur që Allahu i Patëmeta e i Lartësuar, është më i Madhi se çdo gjë tjetër dhe se çdo gjë, sado e madhe të jetë ajo, është e vogël përpara krenarisë dhe madhështisë së Tij, përulet para Zotit të saj dhe nënshtrohet përpara Tij. Kështu, ai ia dedikon vetëm Atij të gjitha llojet e adhurimeve, e di që vetëm Ai i meriton adhurimet e askush tjetër përveç Tij, si dhe e di se çdo idhujtar nuk e ka vlerësuar Zotin e tij Madhështor me vlerësimin që meriton Ai, siç ka thënë i Lartësuari:

وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦ وَٱلۡأَرۡضُ جَمِيعٗا قَبۡضَتُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطۡوِيَّتُۢ بِيَمِينِهِۦۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

“Ata nuk e vlerësuan Allahun me vlerësimin që meriton Atij. Ditën e Gjykimit e gjithë toka dhe qiejt do të jenë të mbështjella në Dorën e Tij të djathtë. I Pastër nga çdo mangësi dhe i Lartësuar është Ai nga ato që idhujtarët ia shoqërojnë Atij.” [Ez-Zumer, 67]

SubhanAllah! Ku shkuan mendjet e politeistëve kur nënshtrimin dhe përuljen e tyre ua dedikuan disa krijesave të dobëta dhe sendeve të pavlera? Ato nuk posedojnë asgjë për veten e tyre, as dobi e as dëm, jo më të posedojnë diçka për të tjerët. Ata e braktisën përuljen dhe nënshtrimin për Zotin e Madhërishëm, të Madhit, të Lartësuarit me Qenien e  Tij mbi të gjitha krijesat, Krijuesit madhështor, drejt të Cilit kthehen fytyrat, Atij i janë nënshtruar zërat, nga frika e Tij dridhen zemrat dhe janë përulur kokat.

I Lartmadhëruar është Allahu, Zoti i botërave.

 

Përktheu: Servet Mata