A është e vërtetë se Sahabët kanë pasur khilaf në Akide?

Shejkh Ubejd el-Xhabirij

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/3881


Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi. Ky pyetës thotë: A ka patur khilaf (mospajtim) në Akide mes Sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta)?

 

Përgjigje nga Shejkh Ubejd el-Xhabirij:

Kurrë! Një mijë herë kurrën e kurrës! Këtë e ka përmendur Shejkhul-Islami Ibn Tejmije si dhe të tjerë, ata (Sahabët) nuk kanë patur mospajtime në bazat (usulet) e Fesë, baza më e madhe e fesë është Akideja, nuk kanë patur khilaf, kurse khilafi ka qenë në degëzime (furu’, çështjet jo-themelore) ku argumentet e kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Nga shembujt e Akides fer’ijeh (të degëzuar, jo-themelore) është:

Lidhur me Isran dhe Mi’raxhin.

Imamët e Ehli Sunetit kanë qenë të pajtimit, si dhe disa nga grupet e bidatçijve e kanë ndarë të njëjtin mendim me ta, se Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i ndodhi Israja (udhëtimi i tij nga Mekka në Jerusalem brenda natës) me trup dhe shpirt dhe se ai është ngjitur (në Mi’raxh, udhëtimi nga Jerusalemi lart për në qiell) zgjuar e jo në gjumë. Të gjithë janë të pajtimit për këtë bazë. Pra, Israja është në Kuran, Sunet dhe në Ixhm’a (Konsensus) dhe Mi’raxhi është në sunetin autentik dhe në Ixhm’a.

 

Atëherë, ku kanë patur mospajtime? Ata kishin mospajtime në lidhje me (çështjen)  se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – a e ka parë Zotin e tij në atë natë apo nuk e ka parë?

Është transmetuar nga Ibn Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur me ta – se ka thënë:

رآه بفؤاده

“E ka parë Atë me zemrën e tij.”

Dhe është transmetuar nga ai:

رآه بفؤداه مرتين

“E ka parë me zemrën e tij dy herë.”

Dhe është transmetuar nga ai në mënyrë absolute se:

رآه

“E ka parë Atë.”

Ndërsa, ‘Aisheja – Allahu qoftë i kënaqur me të – thotë:

مَنْ زَعَمَ أَنَّ مُحَمَّدًا -صلى الله عليه وسلم- رَأَى رَبَّهُ، فَقَدْ أَعْظَمَ الْفِرْيَةِ

“Kush pretendon se Muhamedi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka parë Zotin e  tij, vërtetë ka sajuar një shpifje të madhe (ndaj Allahut).”

Dhe fjala e ‘Aishes – Allahu qoftë i kënaqur me të – dhe ata që janë pajtuar me këtë nga Sahabët – Allahu qoftë i kënaqur me ta -  si dhe nga Tabi’inët – Allahu i mëshiroftë - është mendimi i saktë, duke e marr për argument fjalën e tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur u pyet ai se: A e ke parë Zotin tënd? Ai tha:

رأيت نورًا لو ظهرت سُبُحَاتُ وَجْهِهِ لأحرق مَا انْتَهَى إِلَيْهِ بَصَرُهُ

“Pashë një dritë, në qoftë se do të zbulohej shkëlqimi i Fytyrës së Tij, do të digjte çdo gjë që do të arrinte Shikimi i Tij.”

Dhe Hafidh (Ibn Kethiri) – Allahu e mëshiroftë – i ka bashkuar këto dy transmetime dhe ka thënë: transmetimi i ‘Aishes përmban mohim të shikimit vizual, që ai nuk e ka parë Atë. Dhe transmetimi i Ibn Abbasit përmban të shikuarit me zemër, dhe kjo është mirë.

I dyti po ashtu nga degëzimet e Akides është ‘Arshi dhe Lapsi.

Njerëzit e fesë nga imamët e Ehli Sunetit dhe te tjerë që janë pajtuar me ta nga grupet e devijuara të bidatçijve se ata – kam për qëllim ‘Arshin dhe Lapsin – janë krijesat e para, dhe nuk u ka paraprirë atyre ndonjë gjë, asnjë gjë nga krijesat.

Atëherë, ku kanë pasur mospajtime?

Një grup ishin të mendimit se i pari është ‘Arshi. Dhe një grup tjetër ishin të mendimit se i pari është Lapsi.

Kështu që, argumenti i grupit të parë është fjala e tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

كَانَ اللَّهُ وَلَمْ يَكُنْ شَيْءٌ معه

“Ishte Allahu dhe nuk ekzistonte asgjë me Të.”

Dhe në një transmetim tjetër është:“Asgjë përveç Tij.”

وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاءِ

“Dhe Arshi i Tij ishte mbi ujë.”

Dhe argumenti i grupit të dytë është (hadithi): “Me të vërtetë gjënë e parë” – kjo është shtesë në disa transmetime – “të cilën e krijoi Allahu është Lapsi.” Sidoqoftë, shembuj si ky, siç ju thashë në fillim të ligjëratës, se për këtë (çështje) asnjëri nga këto dy grupe nuk e qorton (fajëson) tjetrin, sepse çdonjëri prej tyre ka argumente për ta arsyetuar medh’hebin e tij. E sa për bazën e Akides, Sahabët nuk kanë patur mospajtime e as Imamët e Udhëzimit që erdhën pas tyre.

Porse erdhën ata që sjellin pështjellime, lojëra dhe filozofi dhe i shpikën këta parime, dhe prej këtyre parimeve (të shpikura) është se “Ehli Suneti paskan patur mospajtime në Akide.” Dhe ka prej tyre që thonë: “Vërtetë njerëzit e dijes kanë patur mospajtime në Akideh.”

Ata kanë gënjyer.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari

Në lidhje me këtë temë

Best World Bookamker williamhill.com reviewwbetting.co.uk