Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 29, fq. 39

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/19317

 

 

Pyetje: Ekziston një fjalë e cila thotë: “Një popull që e njeh Allahun vetëm në Ramazan, nuk do të shpëtojë.” A është ky hadith?

Përgjigje: Kjo është thënie e njërit prej Selefëve. Njëri prej selefëve është pyetur për një popull të cilët bëjnë adhurim dhe vepra të mira në Ramazan, ndërsa mbas Ramazanit i braktisin ato, e ai tha: “Sa popull i keq është ai që e njeh Allahun vetëm në Ramazan.”

Kjo është e vërtetë nëse ata i lënë obligimet (farzet). E nëse ata nuk i lënë farzet, porse i lënë disa vepra të mira, atëherë kjo fjalë nuk është e saktë. Por qëllimi i kësaj fjale është për ata të cilët i braktisin farzet. P.sh. në Ramazan e fal namazin rregullisht dhe mbas Ramazanit nuk falet më, atëherë ky është popull i keq sepse ata me këtë gjë kanë bërë kufër. Lënia e namazit është kufër. E lusim Allahun për mirëqenie.

Por nëse ai bën vepra të preferuara në Ramazan dhe mbas Ramazanit nuk i vepron më, kjo nuk e dëmton atë ngaqë njerëzit në Ramazan përpiqen të bëjnë adhurime të preferuara të llojeve të ndryshme, japin sadaka si dhe gjëra të këtilla. Nëse ai është i shkujdesur në disa adhurime të preferuara mbas Ramazanit, nuk i thuhet atij popull i keq.

 

Përktheu: Jeton Shasivari