Autor: Shejkh Mukbil ibën hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=2163

 

 

Pyetje: Një person është bërë i papastër (xhunub) në gjumë në Ramazan, dhe nuk e din se a është bërë i papastër në ditën e parë apo të dytën dhe këtë e kuptoi vetëm kur shikoi tek rrobat e tij të brendshme. Pra, cili është gjykimi i namazit të tij dhe po ashtu gjykimi i agjërimit të tij?

 

Shejkh Mukbil: Nuk e ka marr vesh këtë vetëm se në ditën e dytë?

 

Pyetësi: Po, ditën e dytë.

 

Shejkh Mukbil: Namazi – in sha Allah – është i saktë, dhe agjërimi është i saktë dhe ti e ke për obligim që të shkosh të lahesh. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – ka thënë:

 

إنَّ اللَّهَ تَجَاوَزَ لِي عَنْ أُمَّتِي الْخَطَأَ وَالنِّسْيَانَ وَمَا اسْتُكْرِهُوا عَلَيْهِ

“Me të vërtetë Allahu ia ka falur Umetit tim (gjynahet) që bëhen gabimisht (pa dashje), harresën dhe atë gjë që janë shtyrë me dhunë ta bëjnë.”

 

Pra ti, ke harruar në këtë gjë. Nuk ka ndonjë problem për ty – in sha Allah. Dhe nuk e ke detyrë ta kompensosh as agjërimin e as namazin. Pse? Sepse kompensimi për agjërimin është i njohur për atë që ka qenë i sëmurë apo ka qenë udhëtar dhe e njëjta vlen për gruan që ka pasur menstruacione.

 

Në lidhje me namazin, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:

 

من نام عن صلاته أو سها عنها فوقتها حين يذكرها

“Ai që fle në kohën e namazit të tij, apo e ka harruar atë, atëherë koha e namazit të tij është në çastin që i kujtohet.”

 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari