Autor: Shejkh Mukbil ibën hadij el-Uadi’i (1421 h.)

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=1708

 

 

Pyetje: Tek ne ekziston një zakon, e ai është se gjatë ditës së Ramazanit, njerëzit flejnë që pas lindjes së diellit e deri në ezanin e ikindisë, dhe disa prej tyre flejnë deri pak para akshamit. Cili është gjykimi i Sheriatit për këtë gjë?

Përgjigje: Ata e kanë për obligim që të zgjohen dhe ta falin namazin në kohën e vet, e ai është namazi i drekës. Namazi është më i vlefshëm se agjërimi. Pra, ai që e braktis namazin konsiderohet kafir, ndërsa ai që nuk agjëron agjërimin konsiderohet fasik (ka rënë në mëkat të madh) përveç nëse e përgënjeshtron obligimin e agjërimit, atëherë ai bën kufër.

Pra, është obligim që të zgjohet në kohën e drekës dhe ta falë namazin, e në qoftë se nuk i mjafton gjumi deri në drekë, nuk ka problem që të flejë pas dreke. Por gjumi që nga lindja e diellit e deri në drekë, mjafton.

Prej Allahut kërkojmë ndihmë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org