Si të sillemi me nxënësin e dijes për të cilin është vërtetuar se gënjen?

Autor: Shejkh Abdullah el-Bukhari

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127528

Pyetje:

Pyetësi thotë: “Allahu ju dhëntë të mira dhe ju begatoftë. Shkëlqesia juaj, cili është mendimi juaj për mënyrën e sjelljes me një nxënës dije tek i cili mblidhen nxënës të dijes dhe për të cilin është vërtetuar se gënjen?

Përgjigje nga Shejkh Abdullah Bukhari:

Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

E gjithë lavdia i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Them: kjo që i ka ndodhur atij, a i ka ndodhur gabimisht njëherë apo dy herë, do të thotë se ai nuk e ka bërë qëllimisht? Apo kjo gjë është e dëshmuar kundër tij dhe ai është i njohur me këtë (gënjeshtër)?

Pyetësi: Natyrisht, kjo është vërtetuar nga më shumë se një nxënës dije nëpërmjet raporteve që kanë pasur me të, është vërtetuar në më shumë se një rast.

Shejkhu: Po! Nëse është vërtetuar se ai gënjen kur flet me njerëzit, atëherë, kjo është një çështje e madhe dhe një krim, kam për qëllim gënjeshtrën. Është transmetuar në dy Sahihat nga hadithi i Abdullah bin ‘Amër se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

أَرْبَعٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ كَانَ مُنَافِقًا خَالِصًا، وَمَنْ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةٌ مِنْهُنَّ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةُ نِفَاقٍ حَتَّى يَدَعَهَا: إِذَا حَدَّثَ كَذَبَ، وَإِذَا وَعَدَ أَخْلَفَ، وَإِذَا خَاصَمَ فَجَرَ، وَإِذَا عَاهَدَ غَدَرَ

“Nëse tek një person gjenden katër cilësi, atëherë, ai është munafik i vërtetë, ndërsa tek ai që gjendet një cilësi prej tyre, ai ka një cilësi të munafikëve derisa ta braktis atë: Kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin, kur grindet pëlcet (shan ofendon, gënjen...sh.p), dhe kur bën marrëveshje e shkel atë.”

Është transmetuar nga Imam Ibën Ebi Shejbeh në librin e tij “el-Iman,” nga fjala e ‘Abdullah bin Mes’ud – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ai ka thënë:

الْمُؤْمِنُ يُطْبَعُ عَلَى الْخِلَالِ كُلِّهَا غَيْرِ الْخِيَانَةِ، وَالْكَذِبِ

“Besimtari nga natyra e tij bie në në të gjitha gjynahet, përveç tradhtisë dhe gënjeshtrës.”

Shejkh Albani e ka bërë të saktë zinxhirin e tij.

 

Hasen el- Basrij (Allahu e mëshiroftë) në “es-Samt” nga Ibën Ebi Dunja:

“Konsiderohet prej nifakut: Kundërshtimi i fjalës dhe veprës; kundërshtimi i asaj që bëhet fshehtë dhe asaj që bëhet haptazi, me kë hyn dhe me kë del, kurse baza e nifakut mbi të cilin është ndërtuar nifaku është gënjeshtra.”

Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga gënjeshtra dhe nga gënjeshtarët.

Imam Malik iben Enes - Allahu e mëshiroftë thotë - sikurse e ka nxjerr El-‘Ukajli në “Ed-D’uafa” dhe teksti është i tij, kam për qëllim në parathënien “Ed-D’uafa”, dhe Ibën Ebij Hatim në “El-Xherhu ue T’adijl,” gjithashtu, Hafidhi Ibën Abdil Berr në “Et-Temhijd” si dhe të tjerë, se ai ka thënë:

 

“Nuk merret dije prej katër vetave, dhe merret prej çdokujt tjetër përveç këtyre katërve.

  • Nuk merret dija nga: i marri, që e shfaq marrëzinë e tij, edhe nëse është prej transmetuesve më të mëdhenj.
  • Nuk merret dija nga gënjeshtari i cili gënjen në bisedat me njerëzit, nëse kjo vërtetohet prej tij, edhe nëse nuk akuzohet për gënjeshtër ndaj të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.
  • Nuk merret dija as nga personi i ëndjeve, i cili i fton njerëzit te ëndjet e tij.
  • As nga shejkhu i cili ka pozitë dhe bën adhurim, nëse ai nuk e njeh hadithin (cili është i saktë e cili është i dobët).”

 

Mbaroi fjala e imam Malikut.

 

Imam Ahmedi, Imami i Ehli-Sunetit, thotë:

“Hadithi shkruhet prej të gjithë njerëzve përveç tre vetëve: Pasuesi i epshit që thërret për tek ai, apo gënjeshtari, apo një njeri i cili gabon në hadith, dhe kur i refuzohet gabimi, ai nuk pranon.”

Këtë e ka përmendur dhe e ka transmetuar nga ai (Imam Ahmedi) Kolosi, Ibn Muflih në “Adabu Sher’ijeh.”

Imam, Abdu-Rrahman bin Mehdi në “Ilel ue Marifetu-Rixhal,” të Imam Abdilah Ibn Imam Ahmed, i cili ka thënë:

“Nuk merret (dija) prej tre (personave): Personi i cili gënjen njerëzit apo personi që ngatërrohet dhe gabon shumë, apo personi që është pasues i epshit, i cili thërret për në bidat.”

Kërkojmë mbrojtje prej Allahut nga kjo.

Kështu që, çështja e gënjeshtrës është shumë e rrezikshme dhe e madhe. Gjëja e parë në të cilën shfaqet gënjeshtra është gjuha – kërkojmë mbrojtje tek Allahu prej saj – pra, ajo (gënjeshtra) e prish gjuhën, pastaj kalon nëpër gjymtyrë, ashtu siç ka thënë Imam Ibën Kajimi – Allahu e mëshiroftë - në “El-Feuaid,” duke i sqaruar dëmet e gënjeshtrës. Ai – Allahu e mëshiroftë – ka thënë duke e komentuar hadithin e të Dërguarit të Allahut – sal-lAlahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – i cili hadith është vërtetuar në “Dy Sahihat”:

فَإِنَّ الْكَذِبَ يَهْدِي إِلَى الْفُجُورِ، وَإِنَّ الْفُجُورَ يَهْدِي إِلَى النَّارِ

“Me të vërtetë, gënjeshtra të shpie në poshtërsi, dhe poshtëria të shpie në Zjarr.”

(Imam Ibën Kajim) ka thënë: “Fillimisht gënjeshtra kalon prej zemrës tek gjuha, dhe e prish atë, pastaj kalon tek gjymtyrët.”

Do të thotë e prish gjuhën.

 

(Imam ibën Kajimi) ka thënë:

“Pastaj (gënjeshtra) kalon tek gjymtyrët dhe i prish punët e tyre siç ia prishi gjuhës fjalët e saj, kështu, gënjeshtra përfshin fjalët, veprat dhe gjendjet e tij. Pra, do të prishet më shumë dhe sëmundja e tij do ta hedh atë në shkatërrim nëse Allahu nuk e begaton atë me ilaçin e sinqeritetit, që ta çrrënjosi atë nga rrënja e saj.”

(Imam Ibën Kajimi) ka thënë:

“Dhe për këtë arsye, rrënja e të gjitha veprave të zemrës është sinqeriteti dhe ato që e kundërshtojnë atë, siç janë: syfaqësia (er-rija), mahnitja me vetveten, mendjemadhësia, mburrja, vetëpëlqimi, arroganca, shpifja, paaftësia, përtacia, frika, poshtërsia si dhe të tjera, rrënja e tyre është gënjeshtra. Pra, çdo vepër e mirë, e dukshme dhe e fshehtë, burimi i saj është sinqeriteti dhe çdo vepër e keqe, e dukshme apo e fshehtë burimi i saj është gënjeshtra, dhe Allahu i Lartësuar do ta ndëshkoj gënjeshtarin duke e privuar dhe duke e zmbrapsur nga punët e mira dhe gjërat që i bëjnë dobi dhe e shpërblen të sinqertin duke i dhënë sukses në veprimin punëve të mira në dynjanë dhe ahiretin e tij.”

(Imam Ibën Kajimi) ka thënë: “Nuk janë arritur të mirat e dynjasë dhe ahiretit sikurse janë arritur me sinqeritet (sidk), dhe as nuk janë arritur të këqijat dhe dëmet e dynjasë sikurse janë arritur me gënjeshtër.”

Tek Allahu mbrohemi nga ajo.

Ka thënë Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقين

“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra).” Et-Teubeh, 119

 

Dhe i Lartësuari ka thënë:

هَذَا يَوْمُ يَنْفَعُ الصَّادِقين صدقهم

“Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre.” El-Maideh, 119

 

Dhe ka thënë i Lartësuari:

فَإِذَا عَزَمَ الْأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْراً لَهُم

“Madje, kur çështja (e luftës) është vendosur, do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.” Muhamed, 21

 

Dhe ka thënë i Lartësuari:

وَجَاءَ الْمُعَذِّرُونَ مِنَ الْأَعْرَابِ لِيُؤْذَنَ لَهُمْ وَقَعَدَ الَّذِينَ كَذَبُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ سَيُصِيبُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

“Disa beduinë erdhën me shfajësime, duke të të kërkuar leje, që të mos shkonin në luftë. Dhe munguan ata që e gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ata prej atyre që mohuan, me të vërtetë, do t’i godasë një dënim i dhembshëm.” Et-Teubeh, 90

 

E lusim Allahun – e Madhëruar dhe të Lartësuar – që t’i bëj dobi me këto fjalë dëgjuesit dhe transmetuesit si dhe të tjerëve me lejen e Allahut. Sidoqoftë, ai që është në këtë gjendje, ia vlen që ta frikësosh duke ia përkujtuar Allahun – Xhel-le ue ‘Ala - , nëse ai ngul këmbë, atëherë ç’të bëjmë?!

Prej Allahut kërkojmë mirëqenie.

 

Video në AudioSelefi.org

Përkthyen: Muhamed Kallashi, Jeton Shasivari

Best World Bookamker williamhill.com reviewwbetting.co.uk