Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=122996
Pyetje:
Pyetësi, thotë: A konsiderohet mashtrim ndaj muslimanëve mos-refuzimi i pasuesve të epsheve (bidatçijve) dhe fshehja e batilit të tyre si dhe mbrojtja e tyre?
Përgjigje, Shejkh Salih el-Feuzan:
Kjo është nga mashtrimi më i madh ndaj muslimanëve. Heshtja ndaj njerëzve të bidateve dhe mos-sqarimi i bidateve të tyre, mu kjo është prej mashtrimit ndaj muslimanëve. Nëse ai i pëkatësohet kësaj si dhe i lavdëron dhe i promovon ata, atëherë kjo është më e rëndë dhe më e keqe – Allahu na ruajttë.
Andaj, është obligim për atë që ka dije, t’i sqaroj bidatet dhe gjërat e shpikura në fe, dhe të ndalojë nga to si dhe të paralajmërojë kundër tyre dhe të mos heshtë. Kjo heshtje është prej fshehjes.
إِنَّ الذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنْزَلْنَا مِنَ البَيِّنَاتِ وَالهُدَى مِنْ بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الكِتَابِ أُوْلَئِكَ يَلْعَنُهُمُ اللهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللاَّعِنُونَ إِلَّا الذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا فَأُوْلَئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
Muslimani që ka dije nuk i lejohet që të heshtë ndaj bidateve dhe kundërshtimeve dhe të mos ua sqarojë atë njerëzve, sepse nëse ai heshtë, njerëzit do të argumentohen me të dhe do thonë se sikur kjo të ishte haram apo e ndaluar, nuk do të kishte heshtur filan dijetar ndërkohë që ai e sheh këtë.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari