• Faqja kryesore
  • Libra
  • Video
  • Faqe Selefije
  • Kontakt
  • Qellimi ynë
Text Size
Sunday, May 19, 2013
Refuzime ‘Ali Halebi Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij deklaron se Ali Hasen el-Halebi është Bidatçi

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij deklaron se Ali Hasen el-Halebi është Bidatçi

Saturday, 21 August 2010 05:59 Last Updated on Saturday, 09 March 2013 19:45

Autor: Shejkh Ahmed ‘Umer Bazmul

Burimi: http://www.sahab.net/forums/showthread.php?t=376631&page=2

 

Pyetje:

Es-Selamu alejkum ue Rahmetullah,
Shejkhu ynë, ju përmendët në ligjëratën me titull “Këshilla dhe Udhëzime për ata që dalin në krye të Davetit”, të cilën e transkiptoi vëllai i nderuar Ebu ‘Ubejdeh Munexhid bin Fadil el-Hadad. Ju përmendët këtë që vijon:

فإن حكمه على اعتبار منهج السلف أنه ضال مبتدع ، هذا الحكم ، حكم الحلبي تطبيقاً لمنهج السلف أنه ضال مبتدع

“Dhe me të vërtetë gjykimi për të sipas Menhexhit Selefi është se ai konsiderohet i Devijuar e Bidatçi (Daal Mubtedi’), ky është gjykimi, gjykimi për Halebiun duke zbatuar Menhexhin e Selefëve se ai është i Devijuar e Bidatçi (Daal Mubtedi’).”

Këtu del një problem o Shejkh! Mos vallë kjo do të thotë se ju e bëni bidatçi Halebiun dhe se ky nuk është vetëm tahdhir (paralajmërim) kundër tij?

Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje nga Shejkh Ahmed Bazmul:

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë. Vërtet, lavdia i takon Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu që të na ruajë nga të këqijat e veteve dhe veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka humbës për të; dhe atë që e humb Allahu nuk ka udhëzues për të. Dhe dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashokë; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.

Vërtet, fjala më e mirë është Fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhamedit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të shpie në Zjarr.

E më pas:

Nuk ka asnjë problem vëlla i nderuar ndërmjet fjalës së parë dhe asaj të dytë. Fjala e parë pohon se Halebiu ka rënë në devijime në sajë të të cilave meriton të shpallet bidatçi, mirëpo ne nuk dalim përpara Ulemave derisa të na paraprijnë ata me gjykimin e tyre ndaj njerëzve si puna e tij.

Së dyti: u bë e qartë në to se Halebiu në përputhje me Menhexhin Selefij dhe zbatimin e tij është i Devijuar e Bidatçi, mirëpo unë nuk e kam bërë atë bidatçi, sikurse kam përmendur më parë, duke qenë në pritje për fjalën e Ulemave dhe duke mos dalë përpara tyre.

Kurse tani: unë po të përcjell ty dhe vëllezërve të tjerë Selefijinë se Shejkhul-Alameh, Mbajtësi i Flamurit të Xherhit dhe Ta’dilit ka folur tashmë për ‘Ali Ibn Hasen el-Halebi dhe për Ebij Menar el-‘Irakij se të dy ata janë Bidatçij, dhe u tha Irakienëve përhapeni këtë nga ana ime.

 

Shkroi:
Ahmed ‘Umer Ibn Salim Bazmul
Mbrëmje e të Mërkurës, ora 10:11 minuta
23 Sha’ban 1431 Hixhrij / 3 Gusht 2010 Miladij

 

Shënim i përkthyesit:

Gjithashtu, në Sahab.net ditën e Shtunë të datës 19/8/1431 Hixhrij thuhet: I janë përcjellur Shejkhul-Alameh Zejd Ibn Muhamed Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah fjalët që i ka thënë Shejkhul-Alameh Rabij’ el-Medkhalij:

"إذا لم يكن علي الحلبي مبتدعاً فلا يوجد على وجه الأرض مبتدع "

“Nëse ‘Ali el-Halebi nuk është bidatçi, atëherë nuk gjendet asnjë bidatçi në faqen e tokës.”

Dhe tha Shejkhul-Alameh Zejd el-Medkhalij hafidhahullah duke buzëqeshur:

"الشيخ ربيع ما شاء الله عليه، يصدع بالحق ما يهمه"

“Esh-Shejkh Rabij’ është mashaAllah. Ai thotë të vërtetën dhe nuk i intereson (çfarë thonë të tjerët).”

 

 

 

Përktheu Alban Malaj

 

< Prev   Next >

Refuzime - ‘Ali Halebi

Në lidhje me këtë temë

  • Një nga Dyshimet e pasuesve të verbër të Halebiut rreth tezkijes së dijetarit El A’bad për Halebiun
  • Refuzimi i Menhexhit të Tethebutit
  • Refuzimi i një pretendimi të pabazë e djallëzor: Metodologjia e Selefëve nuk është e përshtatshme për Kohën e Sotme
  • A është kusht Ixhmaja për pranimin e Xherhit mbi Bidatçijtë?
  • Çfarë do të thotë Temji’ dhe kush është Mumeji’
  • Refuzimi i një parimi të pabazë: të afrohemi me bidatçijtë për shkak të dobisë
  • Ç’gjykim ka ai i cili i cilëson Sahabët me fjalën “guthaa”?
  • Dijetari i madh, Shejh Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri, All-llahu e ruajttë, për Ali Hasen elHalebiun
  • Braktisja e bidatxhiut dhe fuqia në da’ueh
  • Një fetua e Shejh Mukbilit, All-llahu e mëshiroftë, për leximin e librave të dikujt që ka qenë selefij, pastaj ka devijuar
  • Letra me devijimet e Ali Hasen elHalebiut
  • Shejkhul-Albani mbështet Shejkh Rabinë në refuzimin e tij kundër Adnan Ar’urit
  • Shejkh Salih Ibn Sead es-Suhajmi përgënjeshtron shpifjet që i janë mveshur kinse ai ka refuzuar Shejkh Rabinë
  • Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi
  • Nga metodat e mumejjiinëve: Refuzimi i përgënjështrimeve dhe gjykimeve të Ehli Sunnetit me pretendimin se ato nënkuptojnë tekfir dhe jo vetëm tebdi’
  • Gjykimi për atë që lejon fe tjetër nga Feja Islame dhe përkrah lirinë e besimit
  • ‘Ali Haseni ka marrën Rrugën e Pasuesve të Epsheve

Temat

  • Faqja kryesore
  • Akide
    • Menhexh
  • Fikh
  • Etikë
  • Kur'an
  • Hadith
  • Davet
  • Dituria
  • Dijetarët
  • Histori
  • Refuzime
  • Sektet
  • Bidat
  • Motrat
  • Hutbe
  • Libra
  • Jo-muslimanë
  • Të ndryshme
  • Shoqatat
  • Demonstratat
  • Politika, votimet...
  • Fetva rreth Mjekësisë
  • Rrukjexhinjt sharlatanë
  • Rreth "Teorive Shkencore"

Mirath .net

Banner

Sahab .net

Banner

Salaf .com

Banner

Forumi Sahab

Banner

AudioSelefi.org Lidhja juaj me Dijetarët

Banner
© Selefi.org 2007-2010 : Asnje material qe gjendet ne Selefi.org nuk mund te publikohet neper faqet apo forumet ne Internet pa lejen paraprake te administratorit. Ngjite lart