• Faqja kryesore
  • Libra
  • Video
  • Faqe Selefije
  • Kontakt
  • Qellimi ynë
Text Size
Thursday, May 23, 2013
Davet Rreth normave të Davetit Metodologjitë e Da’uetit kufizohen në tekstet e Kur'anit dhe Sunetit

Metodologjitë e Da’uetit kufizohen në tekstet e Kur'anit dhe Sunetit

Tuesday, 31 August 2010 01:18 Last Updated on Tuesday, 31 August 2010 02:05

Autor: esh-Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: el-Ixhabatul-Muhimmeh fij el-Meshakilil-Mulimmeh (fq. 174-175, n.139,361)


“Metodologjitë e Da’uetit janë teukifijeh (d.m.th. janë të kufizuara në tekstet e Kur'anit dhe Sunetit), të sqaruara dhe të shpjeguara në Kur'an, në Sunet dhe në jetëshkrimin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ne nuk shpikim në të asgjë nga vetet tona. Ato gjenden në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe nëse shpikim (diçka të re nga vetet tona), atëherë do të humbasim dhe do të çojmë në humbje edhe të tjerët. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që shpik në këtë çështjen tonë (d.m.th. në Fenë Islame) diçka që nuk është prej saj, atëherë ajo është e refuzuar.” [1]

 

 

Po, ka mjete të cilat janë përdorur sot për Da’uet, të cilat nuk kanë qenë më përpara, siç është mikrofoni, stacionet radiofonike, gazetat, revistat, mjetet e komunikimit të shpejtë (si Interneti) dhe satelitët. Këto quhet mjete (uesa’il), të cilat përdoren për dobine e përhapjes së Da’uetit. Por ato nuk quhet “metodologji”. Për sa i përket metodologjive, Allahu i Lartësuar ka sqaruar me thënien e Tij:

ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ (١٢٥)

“Ftoji (njerëzit O Muhammed) në Udhën e Zotit tënd me urtësin dhe me këshillë të të bukur dhe debato me ta në mënyrën më të mirë.”[en-Nahl, 125]

Dhe thënia e Allahut të Lartësuar:

قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِي وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ (١٠٨)

“Thuaj (O Muhammed): “Kjo është Udha ime; unë ju ftoj drejt Allahut me basira (me dije të sigurt), unë dhe kushdo që më ndjek mua.[Jusuf, 108]

Dhe ajo që sqaron metodologjitë e Da’uetit është jetëshkrimi i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që tregon Da’uetin e tij në Mekkeh dhe Medine.

Fundnota:
[1] Transmetuar nga Bukhari (n. 2697) dhe Muslimi (n. 1718) nga ‘A’ishah (radij-Allahu ‘anha).

Përktheu Alban Malaj

 

< Prev   Next >

Davet - Rreth normave të Davetit

Temat

  • Faqja kryesore
  • Akide
    • Menhexh
  • Fikh
  • Etikë
  • Kur'an
  • Hadith
  • Davet
  • Dituria
  • Dijetarët
  • Histori
  • Refuzime
  • Sektet
  • Bidat
  • Motrat
  • Hutbe
  • Libra
  • Jo-muslimanë
  • Të ndryshme
  • Shoqatat
  • Demonstratat
  • Politika, votimet...
  • Fetva rreth Mjekësisë
  • Rrukjexhinjt sharlatanë
  • Rreth "Teorive Shkencore"

Mirath .net

Banner

Sahab .net

Banner

Salaf .com

Banner

Forumi Sahab

Banner

AudioSelefi.org Lidhja juaj me Dijetarët

Banner
© Selefi.org 2007-2010 : Asnje material qe gjendet ne Selefi.org nuk mund te publikohet neper faqet apo forumet ne Internet pa lejen paraprake te administratorit. Ngjite lart