Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin
Marrë nga: FatwaIslam.com

Pyetje: ...dhe fjalët e disave prej tyre që thonë se, “Vërtet, Da’ueti nuk mund të forcohet ndryshe përveç se nëpërmjet grupacioneve (hizbijeve)”. [1]

Përgjigje: “Ne themi se kjo është e gabuar; por Da’ueti do të forcohet me të vërtetë atëherë kur robi t’i nënshtrohet Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), duke ndjekur transmetimet e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të Khalifëve të tij të Udhëzuar.” [2]

Shejkhu i nderuar, Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin rahimehullah ka thënë gjithashtu: “Ne themi: “Vërtet ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte, të gjitha ato janë në Zjarr, përveç njërit...” dhe ne themi se kush kundërshton rrugën ku ishte Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me Shokët e tij, atëherë ai përfshihet tek këto sekte [3]...” [4]

Fundnota:
[1] Siç ka thënë Politikani ‘Abdur-Rrahman ‘Abdul-Khalik në librin e tij, Meshru’ijetul-‘Amel el-Xheme’ij (fq. 27), esh-Shura fij dhil Nidhamil-Hukm el-Islam (fq. 25-26) dhe në librin, el-Muslimun ue el-‘Amel es-Sijasi (fq. 98).
[2] Shkëputur nga audiokaseta me titull, Mexhmu’ Kelam el-‘Ulema fij ‘Abdir-Rrahman ‘Abdul-Khalik, ana B.
[3] Vërtet, shumë njerë kanë devijuar si rezultat i këtyre sekteve, siç është sekti i Ikhuanul-Muslimin, sekti i Tabligëve, sekti i Sururive, sekti i Kutbive, sekti i Hamasive, sekti i Turathive, sekti i Sufive, sekti i Esh’arive, sekti i Habeshive...
[4] el-Mexhmu eth-Themin min Fetaua Fadiletush-Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin (vëll. 2, fq. 54).

Përktheu Alban Malaj