• Faqja kryesore
  • Libra
  • Video
  • Faqe Selefije
  • Kontakt
  • Qellimi ynë
Text Size
Thursday, May 23, 2013
Akide Menhexh Refuzim i Dyshimeve dhe Vesveseve rreth Menhexhit Refuzimi i një pretendimi të pabazë e djallëzor: Metodologjia e Selefëve nuk është e përshtatshme për Kohën e Sotme

Refuzimi i një pretendimi të pabazë e djallëzor: Metodologjia e Selefëve nuk është e përshtatshme për Kohën e Sotme

Saturday, 04 September 2010 23:19 Last Updated on Tuesday, 07 September 2010 15:48

 

Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (hafidhahullah)
Burimi:  el-Munteka min Fetaua esh-Shejkh Salih el-Feuzan (fq. 11-12) përpiluar nga Ebu ‘Abdir-Rrahman ‘Adil bin ‘Ali el-Feridan
Marrë nga: SalafiTalk.net

Pyetje: Disa njerëz pretendojnë se menhexhi i Ehli-Sunetit dhe Xhematit nuk është i përshtatshëm për këtë kohë dhe shohin se rregullat preçize të Sheriatit që kanë patur Ehli-Suneti nuk mund të zbatohen në kohën e sotme.

Përgjigje: Ai që mendon se menhexhi i Selefus-Salih nuk është i përshtatshëm për përmirësimin (e çështjeve) në këtë kohë duhet të konsiderohet si një i devijuar që devijon të tjerët, sepse menhexhi i Selefus-Salih është ai që na ka urdhëruar Allahu që ta ndjekim deri sa të vijë Ora e Fundit. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Vërtet, ata që do të jetojnë mbas meje do të shohin shumë mosmarrëveshje, prandaj mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të Khalifëve të Udhëzuar pas meje. Mbahuni fort dhe kapuni pas tij me dhëmballët tuaja.”

Kjo i drejtohet Umetit deri kur të vijë Ora e Fundit, dhe tregon se Menhexhi i Selefëve duhet të ndiqet dhe se ai është i përshtatshëm për rregullimin (e çështjeve) në çdo kohë e në çdo vend. Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأنْصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe të gjithë të tjerët që i ndoqën ata me vendosmëri e përkushtim (në besim); Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Të.” [et-Teube, 100]

“dhe të gjithë të tjerët që i ndoqën ata me vendosmëri e përkushtim (në besim)”: këtu hyn i gjithë Umeti deri kur të vijë Ora e Fundit. Kështu që, është detyrë për Umetin që të ndjekë Menhexhin e Muhaxhirëve dhe Ensarëve. Imam Malik (rahimehullah) ka thënë:

“Pjesa e fundit e këtij Umeti nuk ka për t’u rregulluar përveç se me atë që rregulloi pjesën e parë të tij.”

Ai që do ta izolojë Umetin nga Selefus-Salih (të Parët tanë të Mirë) është ai që ua do të keqen Muslimanëve, është ai që do ta ndryshojë Islamin dhe do që të sjellë bidate dhe mukhalefate (kundravajtje) në Fe. Është detyrë që të refuzohet ky njeri, t’i jepet fund argumenteve të tij dhe të paralajmërohet kundër të keqes së tij, sepse Menhexhi i Selefëve është detyrë që të ndiqet dhe ata (Selefët e Umetit) duhet të merren si shembull. Menhexhi i Selefëve duhet të ndiqet dhe atë e përmban Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij, siç e përmendëm më parë.

Ai që do t’i shkëpusë Khalefët (d.m.th. brezat e mëvonshëm) e këtij Umeti nga Selefët është njeri që punon për shkatërrimin e tokës. Është detyrë që të hidhen poshtë dhe të refuzohen deklaratat e tij, si dhe të paralajmërohet kundër tij.

Shijat dhe ata që pajtohen me ta janë të njohur për deklarata të tilla, prandaj ato nuk duhet të merren parasysh.

Përktheu Alban Malaj

 

< Prev   Next >

Menhexh - Refuzim i Dyshimeve dhe Vesveseve rreth Menhexhit

Në lidhje me këtë temë

  • Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij deklaron se Ali Hasen el-Halebi është Bidatçi
  • Një nga Dyshimet e pasuesve të verbër të Halebiut rreth tezkijes së dijetarit El A’bad për Halebiun
  • Refuzimi i Menhexhit të Tethebutit
  • Një diskutim rreth ashpërsisë që gjendet tek Selefitë
  • Selefitë janë larg Akteve Terroriste
  • Refuzimi i një Parimi të Pabazë: dijetarët nuk duhet ta refuzojnë njëri-tjetrin në këtë kohë ngase kjo do t’i forcojë armiqtë dhe do të shkaktojë përçarje
  • "Ky Shejkh nuk është nga dijetarët e mëdhenj!”
  • A i takon nxënësit të dijes që të thotë “Ky është bidatçi dhe ky është i devijuar”, apo ia lë këtë ulemave?
  • A forcohet da’ueti nga hizbijet?
  • Refuzimi i dy dyshimeve që përhapin bidatçijtë
  • A është kusht Ixhmaja për pranimin e Xherhit mbi Bidatçijtë?
  • A mund të refuzohen Hizbit sot duke marrë parasysh gjendjen e dobët të Selefive?
  • A ka ndryshim midis Akijdes dhe Menhexhit?
  • Çfarë do të thotë Temji’ dhe kush është Mumeji’
  • Ç’gjykim ka ai që thotë “Unë jam Selefij”, mirëpo ai rri me Hizbitë dhe i braktis Selefitë
  • Ç’gjykim ka ai që thotë “Unë rri me hizbitë ngaqë i këshilloj ata”
  • Ai që e merr Rukjen për zanat është Bidatçi
  • Refuzimi i Njerëzve të së pavërtetës nuk është ekstremizëm por është prej të qënurit mesatar në Fe
  • Refuzimi i një parimi të pabazë: të afrohemi me bidatçijtë për shkak të dobisë
  • Ç’gjykim ka ai i cili i cilëson Sahabët me fjalën “guthaa”?
  • Dijetari i madh, Shejh Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri, All-llahu e ruajttë, për Ali Hasen elHalebiun
  • Braktisja e bidatxhiut dhe fuqia në da’ueh
  • Një fetua e Shejh Mukbilit, All-llahu e mëshiroftë, për leximin e librave të dikujt që ka qenë selefij, pastaj ka devijuar
  • Letra me devijimet e Ali Hasen elHalebiut
  • Shejkhul-Albani mbështet Shejkh Rabinë në refuzimin e tij kundër Adnan Ar’urit
  • Shejkh Salih Ibn Sead es-Suhajmi përgënjeshtron shpifjet që i janë mveshur kinse ai ka refuzuar Shejkh Rabinë
  • Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi
  • Nga metodat e mumejjiinëve: Refuzimi i përgënjështrimeve dhe gjykimeve të Ehli Sunnetit me pretendimin se ato nënkuptojnë tekfir dhe jo vetëm tebdi’
  • Gjykimi për atë që lejon fe tjetër nga Feja Islame dhe përkrah lirinë e besimit
  • ‘Ali Haseni ka marrën Rrugën e Pasuesve të Epsheve

Temat

  • Faqja kryesore
  • Akide
    • Menhexh
  • Fikh
  • Etikë
  • Kur'an
  • Hadith
  • Davet
  • Dituria
  • Dijetarët
  • Histori
  • Refuzime
  • Sektet
  • Bidat
  • Motrat
  • Hutbe
  • Libra
  • Jo-muslimanë
  • Të ndryshme
  • Shoqatat
  • Demonstratat
  • Politika, votimet...
  • Fetva rreth Mjekësisë
  • Rrukjexhinjt sharlatanë
  • Rreth "Teorive Shkencore"

Mirath .net

Banner

Sahab .net

Banner

Salaf .com

Banner

Forumi Sahab

Banner

AudioSelefi.org Lidhja juaj me Dijetarët

Banner
© Selefi.org 2007-2010 : Asnje material qe gjendet ne Selefi.org nuk mund te publikohet neper faqet apo forumet ne Internet pa lejen paraprake te administratorit. Ngjite lart