Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: el-Exhuibetul-Mufijde ‘anil-Es’iletil-Menahixhul-Xhedijde, fq. 108


Pyetje: Disa njerëz – Allahu i udhëzoftë – i shenjtërojnë disa individë dhe ndjekin me fanatizëm idetë e tyre. Çfarë këshille keni për ta?

Përgjigje: Është obligim ndjekja e të vërtetës tek kushdoqoftë ajo dhe jo të ndiqen individë që kundërshtojnë të vërtetën. Imam Ahmedi – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Habitem nga disa njerëz që e njohin zinxhirin e transmetimit dhe saktësinë e tij, por prapëseprapë ata shkojnë pas mendimeve të Sufjanit.”

Allahu i Lartësuar thotë:

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ (٦٣)

Le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos u bjerë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” [en-Nur, 63]

Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhuma) ka thënë: “Pritet tani afër që mbi ju të bien gurë nga qielli. Unë them ka thenë Allahu e ju më thoni thotë Ebu Bekri e thotë ‘Umeri.”

Dhe ky paralajmërim dhe kërcënim është për ndjekjen pa argument të njerëzve më të virtytshëm mbas Pejgamberëve, atëherë sa e rëndë do të jetë ndjekja e atij që nuk është as këtu e as aty (d.m.th është askushi), siç janë ata që njihen se kanë dije apo vlera, mirëpo ata janë të zotë të thonë vetëm fjalë pa lidhje?

 

Përktheu Alban Malaj