Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij

Pyetje: Ç’gjykim ka ai që thotë “Unë jam Selefij” ndërkohë ai rri me Hizbijunët dhe i braktis vëllezërit Selefijinë dhe thotë: “Ne duhet të merremi me dije, andaj mos na bezdisni me refuzime sepse ato janë humbje kohe!”

Përgjigje nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah: “Allahu e di më së miri (gjendjen e këtij personi). Kjo është një sëmundje dhe devijim. E nëse jo, atëherë si mundet ai të kundërshtojë Selefijinët dhe të rrijë me Njerëzit e Bidatit... [fjalë të paqarta]

Refuzimi i bidateve është pjesë e shpjegimit dhe mbrojtjes së Sheriatit dhe është prej urdhërimit për të mirë dhe ndalimit të së keqes. Dhe kjo është këshillë e sinqertë për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), për prijësat e Muslimanëve dhe për të gjithë njerëzit në përgjithësi.

Ky person mban në veten e tij devijim ose sëmundje. Ai duhet të këshillohet. Dhe nëse këmbëngul në këtë rrugë, atëherë mendoj se ai duhet lënë me Njerëzit e Bidatit (d.m.th. duhet konsideruar njësoj si ata). Po!

Kjo është tamam ashtu siç e pyetën Imam Ahmedin rahimehullah: “Filani rri me filanin ndërsa ti e ke ndaluar shoqërimin me të.” Ai tha: “Këshilloje!” Ai ia ktheu: “Ai nuk pranoi (të shkëputej nga bidatçiu).” Ai (Imam Ahmedi) tha: “Atëherë konsideroje atë njësoj si ai.”

Kështu janë njerëzit e bidatit. Shpirtrat janë si ushtarët e rekrutuar. Ata që janë njësoj rrinë bashkë, ndërsa ata që nuk janë njësoj ndahen.

Dhe prandaj Selefët thonin: “Kushdo që na fsheh bidatin e tij, nuk na i fsheh dot shokët e tij.”

Miqësia, mexhliset dhe lidhjet, të gjitha këto vërtetojnë se ky person është prej tyre, sepse shpirtrat janë si ushtarët e rekrutuar. Ata që janë njësoj rrinë bashkë, kurse ata që nuk janë njësoj do të ndahen.

Dhe me të vërtetë, esh-Shejkh Mukbil rahimehullah është pyetur në këtë dhomë dhe ai ishte me mua:

“Si e përhapët Da’uetin Selefij në të gjithë Jemenin? Kush ishte shkaku?”

Ai u përgjigj: “Shkak ishte dallimi (et-Temejjuz), sepse ne i dalluam vetet tona nga njerëzit e bidateve. Kështu Allahu e përhapi Sunetin.”

Dhe ai përmendi një shembull, se kur vinte ndonjë njeri i bidatit në xhami për të mbajtur ligjëratë, të gjithë largoheshin prej tij, domethënë e bojkotonin dhe e poshtëronin.

Pra, ata ishin të kënaqur me Sunetin dhe e njihnin pozitën e tij, dhe poashtu e dinin se sa i neveritshëm është bidati dhe sa të këqija vijnë prej tij.

Kështu që – o ju vëllezër – dallimi i njerëzve të Sunetit nga Hizbijet dhe Njerëzit e Bidatit ishte një shkak i jashtëzakonshëm që solli përhapjen e Sunetit. Kurse tek bashkimi dhe përzierja ndodh e kundërta e dallimit dhe kjo shkakton përforcimin e bidateve dhe bidatçijve dhe i bën ata që të dominojnë mbi Sunetin dhe njerëzit e Sunetit. Dhe kështu përhapen bidatet.

Unë lus Allahun që të më bëjë mua dhe juve të palëkundur në Sunet dhe të na bëjë nga ata që veprojnë sipas Sunetit, bashkohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në bazë të Sunetit dhe armiqësohen për hir të tij. Po.”

 

 

Përktheu Alban Malaj