• Faqja kryesore
  • Libra
  • Video
  • Faqe Selefije
  • Kontakt
  • Qellimi ynë
Text Size
Sunday, May 19, 2013
Akide Menhexh Refuzim i Dyshimeve dhe Vesveseve rreth Menhexhit Refuzimi i një parimi të pabazë: të afrohemi me bidatçijtë për shkak të dobisë

Refuzimi i një parimi të pabazë: të afrohemi me bidatçijtë për shkak të dobisë

Sunday, 05 September 2010 00:21 Last Updated on Tuesday, 07 September 2010 15:48

 


[Vërejtje ndaj librit të ‘Ali Hasenit: “Menhexhus-Selefus-Salih fij Terxhihil-Mesalih ue Tetuijhil-Mefasid uel-Kaba’ih fij Usulin-Nakd uel-Xherh uen-Nesa’ih” – Menhexhi i Selefus-Salih në peshimin e dobive dhe largimin e dëmeve dhe të këqijave në parimet e refuzimit, kriticizmit dhe këshillimit.]
Burimi: SalafiTalk.net

Shënim:
Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij ka këshilluar që të përkthehen refuzimet kundër disa prej parimeve të gabuara në të cilat thërret ‘Ali Haseni në mënyrë që Muslimanët të mos bien në to. Ai ka theksuar se këto dyshime janë të rrezikshme pasi ato sulmojnë Menhexhin e Selefus-Salih në mos-përzierjen me bidatçijtë dhe në refuzimin e tyre. Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri, Shejkh Muhamed Ibn Hadi dhe Shejkh ‘Abdullah el-Bukhari, të cilët kanë treguar seriozitetin e këtyre gabimeve më të fundit të ‘Ali Hasenit.
Poashtu, Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri ka këshilluar që të përkthehet ajo që është e mjaftueshme për njerëzit që ata të jenë në dijeni për këto gabime dhe të mos bien në to.

Refuzimi i këtij dyshimi:

‘Ali Hasen el-Halebi ka thënë në librin e tij “Minhaxhus-Selefus-Salih fij Terxhih el-Mesalih” (fq. 16) në lidhje me themelin e refuzimit:

“Si do të përgjigjen këta individë – Allahu i udhëzoftë – për sa i përket situatës së bërjes vizitë (bidatçiut), nga ajo që është transmetuar nga el-Khatib (el-Bagdadij) në veprën e tij (et-Tarijkh, 10/262) dhe duket sikur kjo është arsyeja e fitnes së tyre.

Nën autoritetin e Ja’kub Ibn Jusuf el-Mutdaui’ i cili ka thënë: ‘Abdur-Rrahman Ibn Salih el-Ezdij i cili ishte Rafidi shkonte dhe i bënte vizitë Imam Ahmedit dhe ai (Imam Ahmedi) e mbante afër vetes. Atij i thanë: “O Eba ‘Abdilah, ‘Abdur-Rrahman Ibn Salih el-Ezdij është Rafidij?!” Atëherë Imam Ahmedi tha: “SubhanAllah, ai është një njeri që e do familjen e Pejgamberit, a t’i themi ne atij mos e duaj atë! Ai është thikat (i besueshëm në transmetim).”

‘Ali Hasen tha duke komentuar në fusnotë: “Ndonëse dihej që Imam Ahmed Ibn Hanbel rahimehullah e refuzoi Davud edh-Dhahirin që të futej në shpinë e tij (për shkak të qëndrimit të tij për krijimin e Kur'anit) [Tarijkh Bagdad, 8/373] nga një transmetim të cilin shumë e përmendin pa e kuptuar mirë, mirëpo kohët kanë ndryshuar dhe njeriu duhet të shikojë dobitë dhe dëmet dhe ato janë dy parime të rëndësishme të cilat nuk i dinë shumë nga ata që janë shumë energjikë për çështje të kota.”

Historia e plotë e Imam Ahmedit me ‘Abdur-Rrahman Ibn Salih el-Ezdij er-Rafidi është transmetuar e plotë në es-Sunneh të Khal-lalit (vëll. 1, fq. 501) dhe nuk është ashtu siç e ka paraqitur ‘Ali Haseni:

Ebu Bekr el-Meruezi ka thënë: Dëgjova o Eba ‘Abdilah (Imam Ahmed) se ka disa njerëz që shkruajnë këto hadithe të ulta rreth Sahabëve të të Dërguarit të Allahut dhe është transmetuar se ju nuk e refuzoni atë që i përcjell këto transmetime po qe se është nga njerëzit e hadithit.” Ai u nxeh dhe e refuzoi fuqimisht këtë dhe tha: “Kjo është e pavërtetë. Allahu na ruajt, unë nuk e refuzokam këtë! Edhe sikur të që shante njerëzit më të ulët unë do ta kisha refuzuar, e si do të ishte çështja po qe se shan Sahabët e të Dërguarit e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)!” Pastaj ai tha: “Unë nuk i shkruaj këto hadithe.” Unë i thashë: “O Eba ‘Abdilah, nëse e merr vesh kush është ai që i shkruan këto hadithe të ulta, a duhet të bojkotohet ai?” Ai tha: “Po, ai që transmeton këto hadithe të ulta meriton të gurëzohet.”

Ebu ‘Abdilah (Imam Ahmedi) ka thënë: “Abdur-Rrahmani erdhi tek unë dhe e pyeta: a i transmeton ti këto hadithe? ‘Abdur-Rrahmani tha: “Ato i ka transmetuar filani dhe filani.” Unë u mundova të tregohesha i butë me të (duke e këshilluar që ta braktisë devijimin e tij) por ai vazhdoi duke u argumentuar që ato i ka transmetuar filani e filani. Pastaj kur e pashë (që ai nuk tërhiqej) u largova nga ai dhe nuk i fola më.”

Shejkh Muhamed Ibn Hadi ka thënë se Imam Ahmedi fillimisht nuk ishte në dijeni që ‘Abdur-Rrahman Ibn Salih ishte Rafidi (i cili kishte folur keq për ‘Uthmanin dhe Mu’auijeh Ibn Ebi Sufjan, radij-Allahu ‘anhum) sepse ai shfaqte dashurinë për Familjen e Pejgamberit dhe fliste mirë për Ebu Bekrin dhe ‘Umerin (radij-Allahu ‘anhuma). Por megjithatë, kur Imam Ahmedit iu bë e qartë që ai përhapte këto transmetime kundër Sahabëve, Imam Ahmedi u largua nga ai dhe nuk i foli më.

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri ka thënë se qëndrimi i Imam Ahmedit ndaj ‘Abdur-Rrahman Ibn Salih ishte i njëjti qëndrim që mbajti edhe ndaj Davud edh-Dhahirit, kështu që ‘Ali Haseni gabohet që mundohet të bëjë dallim midis këtyre dy ngjarjeve.

Shejkh Muhamed Ibn Hadi ka thënë se ‘Ali Haseni gabohet që përdor një histori jo të plotë rreth qëndrimit të Imam Ahmedit për të lejuar afrimitetin me bidatçijtë në emër të dobisë, pasi kjo hap dyert e shumë të këqiave.

Shejkh Muhamed Ibn Hadi ka thënë gjithashtu: “Ali Haseni erdhi në shtëpinë time dhe unë ia përmenda të gjithë historinë nga es-Sunneh i Khalalit dhe ai e mori vesh për bojkotin që Imam Ahmedi i bëri ‘Abdur-Rrahman Ibn Salih. E si atëherë ai e keq-përcjell këtë histori kur unë e kam këshilluar për këtë gjë përpara se ai ta botonte këtë libër!”

Shejkh ‘Abdullah el-Bukhari ka thënë se libri i ‘Ali Hasenit nuk duhet të quhet ‘Menhexhi i Selefëve” por “Menhexhi i Khalefëve” për shkak të kundërshtimeve që gjenden në të ndaj menhexhit të Selefëve.

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri ka thënë se këto dyshime rreth lejimit të vizitës dhe përzierjes me bidatçijtë në emër të dobisë do t’u hapin dyert shumë njerëzve që të përzihen me bidatçijtë (dhe të firmosin deklarata të përbashkëta bashkëpunimi me ta në emër të dobisë, siç kemi parë këto kohët e fundit).

Shejkh Muhamed Ibn Hadi ka përmendur se këto gabime tregojnë qartazi përse ‘Ali Haseni e mbron bashkëpunimin me Ihja’ut-Turathin e ‘Abdur-Rrahman ‘Abdul-Khalik, Ebul-Hasen el-Misri, Muhamed Magraui, Adnan Ar’ur, Muhamed Hassan dhe të tjerë, të cilët janë refuzuar nga dijetarët dhe deri më sot nuk janë tërhequr nga gabimet e tyre.

Allahu na udhëzoftë të gjithëve në të vërtetën dhe na mbroftë. Vërtet, Ai është Falës e Mëshirëplotë.


Shënim i përkthyesit:

Për të ilustruar rrezikun dhe pasojën e rëndë që sjell lavdërimi i bidatçijve, po mjaftohemi me historinë e Ebu Dherr el-Harauij, një nga nxënësat më të afërt të Imam Darakutnit, i cili mban mbi shpatullat e tij përgjegjësinë e përhapjes së Akijdes Esh’arije në Magrib (Algjeri, Marok, etj), e cila për fat të keq vazhdon të mbizotërojë në ato vende deri në ditët e sotme!

Shejkh Xhemal Ibn Furajhan el-Harithi ka thënë në librin e tij “el-Exhuibetul-Mufijdeh ‘an Es’iletil-Menahixhi el-Xhedijdeh”:

“Po ju tregoj këtu o vëllezërit e mi një ngjarje të vërtetë që tregon se sa i rrezikshëm është për njerëzit lavdërimi i bidatçijve. Kjo ngjarje është shënuar nga Imam Dhehebi etj:

Ebu Uelid el-Baaxhi ka thënë në librin e tij “Ikhtisar Firakul-Fukaha” ndërsa flet për Kadi Ebu Bekr el-Bakilani: “Një herë e pyeta Ebu Dherr el-Harauij, i cili kishte përqafuar besimet e Esh’arive, “Nga i more këto besime?” Ai më njoftoi: “Po ecja me Ebul-Hasen Darakutnin kur na doli përpara Ebu Bekr Ibn et-Tijb el-Esh’arij. Atëherë Darakutni e përqafoi atë dhe e puthi në faqe e në ballë. Dhe kur u ndamë nga ai, unë e pyeta: “Kush është ky person me të cilin bëre diçka që nuk më shkonte ndër mend se do ta bëje pasi ti je Imami i kohës tënde?” Ai u përgjigj: “Ai është Imami i Muslimanëve dhe Mbrojtësi i Fesë, Kadi Ebu Bekr Ibn et-Tijb. Dhe që nga ai moment, unë gjithmonë shkoja ta takoja atë (Bakilanin) dhe kështu përqafova besimet e tij (Esh’arije).” [Tedhkiratul-Huffadh (3/1104-1105) dhe Sijer A’lamun-Nubela (17/558-559)]

Unë them: Pra, ju e shikoni nga kjo ngjarje se kur Darakutni bëri atë që bëri me Esh’ariun el-Bakilani, duke e lavdëruar, duke e quajtur “Imam të Muslimanëve” etj, ata që e panë u mashtruan nga kjo gjë dhe kështu i përqafuan besimet e Esh’arive si shkak i këtij veprimi (të Darakutnit). E njëjta gjë është me të gjithë ata që lavdërojnë njerëzit e bidatit dhe epsheve, ngase për shkak të tyre shumë njerëz do të hyjnë në besimet e bidatçjive, sidomos kur ai (që lavdëron njerëzit e bidatit dhe epsheve) konsiderohet si njeri i mirë e i devotshëm. Dhe Allahu e di më së miri.”

Përktheu Alban Malaj

 

< Prev   Next >

Menhexh - Refuzim i Dyshimeve dhe Vesveseve rreth Menhexhit

Në lidhje me këtë temë

  • Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij deklaron se Ali Hasen el-Halebi është Bidatçi
  • Një nga Dyshimet e pasuesve të verbër të Halebiut rreth tezkijes së dijetarit El A’bad për Halebiun
  • Refuzimi i Menhexhit të Tethebutit
  • Një diskutim rreth ashpërsisë që gjendet tek Selefitë
  • Selefitë janë larg Akteve Terroriste
  • Si t’i trajtojmë Bidatçijtë
  • Refuzimi i një Parimi të Pabazë: dijetarët nuk duhet ta refuzojnë njëri-tjetrin në këtë kohë ngase kjo do t’i forcojë armiqtë dhe do të shkaktojë përçarje
  • "Ky Shejkh nuk është nga dijetarët e mëdhenj!”
  • Përse Njerëzit e Hizbijes largohen nga Radhët e Ehli-Sunetit
  • Bashkimi në Besime të Ndryshme
  • Hedhja pas shpine e dallimeve që kanë Muslimanët mes veti përballë armiqve të Allahut
  • A i takon nxënësit të dijes që të thotë “Ky është bidatçi dhe ky është i devijuar”, apo ia lë këtë ulemave?
  • A forcohet da’ueti nga hizbijet?
  • Refuzimi i një pretendimi të pabazë e djallëzor: Metodologjia e Selefëve nuk është e përshtatshme për Kohën e Sotme
  • Refuzimi i dy dyshimeve që përhapin bidatçijtë
  • Qëndrimi që duhet të mbajë Muslimani kur Dijetarët kritikojnë disa prej davetçijve
  • A është kusht Ixhmaja për pranimin e Xherhit mbi Bidatçijtë?
  • Gjykimi i leximit të librave të një personi që ka devijuar
  • A mund të refuzohen Hizbit sot duke marrë parasysh gjendjen e dobët të Selefive?
  • A ka ndryshim midis Akijdes dhe Menhexhit?
  • Përse disa njerëz vazhdojnë të ulen me persona të cilët janë refuzuar?
  • A t’i trajtojmë bidatçijtë e kohës sonë njësoj si bidatçijtë e brezave të parë?
  • Çfarë do të thotë Temji’ dhe kush është Mumeji’
  • Pozita e Ehli-Sunetit në kriticizëm
  • Ç’gjykim ka ai që thotë “Unë jam Selefij”, mirëpo ai rri me Hizbitë dhe i braktis Selefitë
  • Ç’gjykim ka ai që thotë “Unë rri me hizbitë ngaqë i këshilloj ata”
  • Ai që e merr Rukjen për zanat është Bidatçi
  • Refuzimi i Njerëzve të së pavërtetës nuk është ekstremizëm por është prej të qënurit mesatar në Fe
  • Njeriu i Sunetit kurrë s’duhet të përkrahë, të lavdërojë apo të strehojë një njeri të bidatit
  • Mos ki besim e as mendim të mirë për Bidatxhiun!
  • Një këshillë madhështore në lidhje me sjelljen ndaj bidatxhinjve
  • Ç’gjykim ka ai i cili i cilëson Sahabët me fjalën “guthaa”?
  • Dijetari i madh, Shejh Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri, All-llahu e ruajttë, për Ali Hasen elHalebiun
  • Braktisja e bidatxhiut dhe fuqia në da’ueh
  • Një fetua e Shejh Mukbilit, All-llahu e mëshiroftë, për leximin e librave të dikujt që ka qenë selefij, pastaj ka devijuar
  • Letra me devijimet e Ali Hasen elHalebiut
  • Shejkhul-Albani mbështet Shejkh Rabinë në refuzimin e tij kundër Adnan Ar’urit
  • Shejkh Salih Ibn Sead es-Suhajmi përgënjeshtron shpifjet që i janë mveshur kinse ai ka refuzuar Shejkh Rabinë
  • Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi
  • Nga metodat e mumejjiinëve: Refuzimi i përgënjështrimeve dhe gjykimeve të Ehli Sunnetit me pretendimin se ato nënkuptojnë tekfir dhe jo vetëm tebdi’
  • Gjykimi për atë që lejon fe tjetër nga Feja Islame dhe përkrah lirinë e besimit
  • ‘Ali Haseni ka marrën Rrugën e Pasuesve të Epsheve
  • A lejohet bojkotimi i atij që është hizbi (partiak) për xhematet që kundërshtojnë Ehli-Sunetin?

Temat

  • Faqja kryesore
  • Akide
    • Menhexh
  • Fikh
  • Etikë
  • Kur'an
  • Hadith
  • Davet
  • Dituria
  • Dijetarët
  • Histori
  • Refuzime
  • Sektet
  • Bidat
  • Motrat
  • Hutbe
  • Libra
  • Jo-muslimanë
  • Të ndryshme
  • Shoqatat
  • Demonstratat
  • Politika, votimet...
  • Fetva rreth Mjekësisë
  • Rrukjexhinjt sharlatanë
  • Rreth "Teorive Shkencore"

Mirath .net

Banner

Sahab .net

Banner

Salaf .com

Banner

Forumi Sahab

Banner

AudioSelefi.org Lidhja juaj me Dijetarët

Banner
© Selefi.org 2007-2010 : Asnje material qe gjendet ne Selefi.org nuk mund te publikohet neper faqet apo forumet ne Internet pa lejen paraprake te administratorit. Ngjite lart