• Faqja kryesore
  • Libra
  • Video
  • Faqe Selefije
  • Kontakt
  • Qellimi ynë
Text Size
Thursday, May 23, 2013
Refuzime ‘Ali Halebi Dijetari i madh, Shejh Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri, All-llahu e ruajttë, për Ali Hasen elHalebiun

Dijetari i madh, Shejh Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri, All-llahu e ruajttë, për Ali Hasen elHalebiun

Monday, 11 October 2010 23:48 Last Updated on Monday, 11 October 2010 23:54

 

Në pyetjen e tretë, pas mësimit me titull “I vëmë peshoret e së vërtetës” të Dijetarit të madh, Shejh Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri, All-llahu e ruajttë, në suaza të serisë së mësimeve me titull “Takimet Katarie Selefie”, u tha:

Pyetja:

All-llahu ju dhëntë të mira... Pyetja e tretë:

Shumë të rinj janë futur ta trajtojnë çështjen, që Shejh Rabi’ ibën Hadi elMedkhali, All-llahu i dhëntë sukses, e shpall bidatxhi Ali Hasen elHalebiun, dikush duke e përkrahur dhe dikush duke e kundërshtuar. Cili është udhëzimi i hirësisë suaj në lidhje me këtë?

Përgjigjja:

Unë i këshilloj bijtë tanë në Katar dhe në tërë botën, qofshin burra ose gra, që të mos i marrin përsipër çështjet që janë mbi nivelin e tyre, por i këshilloj që, kur të flasë ndonjë dijetar i cili e pason Sunnetin dhe është i njohur me mbështetje në fakte kur gjykon për diçka... i këshilloj që ta pasojnë atë, në mënyrë që të bashkohen Ehlu Sunneti në të vërtetën, në refuzimin e së kotës dhe në urrejtje të bidatit dhe ithtarëve të tij. E, nëse secili grup merr një drejtim dhe një mendim, kjo është gjëja të cilën e dëshirojnë armiqtë e Sunnetit, të cilët i presin shanset për t’i shkatërruar Pasuesit e Sunnetit. Fati më i madh për ta është që të përçahen Pasuesit e Sunnetit dhe të bëhen copë e grimë – siç thuhet.

 

E dyta: Unë e njoh Shejh Rabi’në ka shumë vite. E njoh për dijetar që mbështetet në argumente. Pasi ta këshillojë kundërshtarin dhe pasi t’i mbarojë durimi... pas kësaj ai e thotë gjykimin tek i cili ka arritur me argumente. Kurse, ne kemi argumente të cilat i dimë para Shejh Rabi’së – vëllait tonë më të madh, All-llahu i dhëntë sukses, si dhe para se ta lexonim shkrimin e tij që nuk e pat bërë publik, ne e dinim se Ali ibën Hasen ibën Ali ibën AbdulHamid, i vetëquajturi “el-Etheri”, nuk është pasues i etherit, por është bidatxhi, i devijuar, devijues, thirrës për në devijim, që bën shkatërrime te njerëzit dhe në tokë.

Përmes tubimit tuaj, si dhe përmes rrjetit esSehab, si dhe faqeve të tjera të internetit që bashkëpunojnë me ta, unë i paralajmëroj të gjithë muslimanët nga ky njeri kudo që të jetë dhe i ftoj që ta urrejnë dhe t’i ndahen atij për hir të All-llahut, deri sa të kthehet në Sunnet dhe të denoncohet nga secili devijim që ai e ka përhapur, në përgjithësi dhe në detaje. Unë, gjithashtu, i paralajmëroj nga qendra e emërtuar “Qendra Imam Albani”, sepse ky emërtim është vetëm kurth, grackë dhe rrjet të cilin e hedh Aliu dhe ithtarët e tij për t’i devijuar muslimanët dhe muslimanet. Pjesë e kësaj që them është edhe ajo që ai i fton tekfirsat për të mbajtur ligjërata aty. Paralajmërojmë nga kjo qendër, deri kur ajo të përmbushë dy kushte:

Kushti i parë: Atë ta marrin në dorë djemtë e Shejhut (el-Albani). Ne e njohim dhe kemi dëgjuar për djalin e tij AbdulMusavvir, i cili e ka mbaruar Fakultetin e Hadithit në Universitetin Islamik në Medinë dhe prej tij shpresohen mirësi, në dashtë All-llahu i Lartësuar.

Kushti i dytë: Mësimet aty t’i mbajnë dijetarë të vlershëm, të cilët do ta afirmojnë menhexhin selefij.

Kurse tani, jo dhe njëmijë herë jo. Në atë qendër marrin pjesë vetëm njerëz që nuk kuptojnë, ose të atillë që bëjnë lojëra dhe aty e gjejnë qëllimin e vet për përhapjen e ëndjeve.

 

Transkriptoi: Ebu Ubejde Munexhxhid ibën Fadl elHaddad

E hënë 3 Dhul Ki’de 1431h.

 

Marrë nga:

http://www.sahab.net/forums/showthread.php?t=382457.

Përktheu: Xhemal N. Jakupi

4 Dhul Ki’de 1431h

(12.10.2010G)

 

< Prev   Next >

Refuzime - ‘Ali Halebi

Në lidhje me këtë temë

  • Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij deklaron se Ali Hasen el-Halebi është Bidatçi
  • Një nga Dyshimet e pasuesve të verbër të Halebiut rreth tezkijes së dijetarit El A’bad për Halebiun
  • Refuzimi i Menhexhit të Tethebutit
  • Refuzimi i një pretendimi të pabazë e djallëzor: Metodologjia e Selefëve nuk është e përshtatshme për Kohën e Sotme
  • A është kusht Ixhmaja për pranimin e Xherhit mbi Bidatçijtë?
  • Çfarë do të thotë Temji’ dhe kush është Mumeji’
  • Refuzimi i një parimi të pabazë: të afrohemi me bidatçijtë për shkak të dobisë
  • Ç’gjykim ka ai i cili i cilëson Sahabët me fjalën “guthaa”?
  • Braktisja e bidatxhiut dhe fuqia në da’ueh
  • Një fetua e Shejh Mukbilit, All-llahu e mëshiroftë, për leximin e librave të dikujt që ka qenë selefij, pastaj ka devijuar
  • Letra me devijimet e Ali Hasen elHalebiut
  • Shejkhul-Albani mbështet Shejkh Rabinë në refuzimin e tij kundër Adnan Ar’urit
  • Shejkh Salih Ibn Sead es-Suhajmi përgënjeshtron shpifjet që i janë mveshur kinse ai ka refuzuar Shejkh Rabinë
  • Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi
  • Nga metodat e mumejjiinëve: Refuzimi i përgënjështrimeve dhe gjykimeve të Ehli Sunnetit me pretendimin se ato nënkuptojnë tekfir dhe jo vetëm tebdi’
  • Gjykimi për atë që lejon fe tjetër nga Feja Islame dhe përkrah lirinë e besimit
  • ‘Ali Haseni ka marrën Rrugën e Pasuesve të Epsheve

Temat

  • Faqja kryesore
  • Akide
    • Menhexh
  • Fikh
  • Etikë
  • Kur'an
  • Hadith
  • Davet
  • Dituria
  • Dijetarët
  • Histori
  • Refuzime
  • Sektet
  • Bidat
  • Motrat
  • Hutbe
  • Libra
  • Jo-muslimanë
  • Të ndryshme
  • Shoqatat
  • Demonstratat
  • Politika, votimet...
  • Fetva rreth Mjekësisë
  • Rrukjexhinjt sharlatanë
  • Rreth "Teorive Shkencore"

Mirath .net

Banner

Sahab .net

Banner

Salaf .com

Banner

Forumi Sahab

Banner

AudioSelefi.org Lidhja juaj me Dijetarët

Banner
© Selefi.org 2007-2010 : Asnje material qe gjendet ne Selefi.org nuk mund te publikohet neper faqet apo forumet ne Internet pa lejen paraprake te administratorit. Ngjite lart