Autor: Komisioni i Përhershëm i Fetvave
Burimi:Fetaua Lexhneti Daimeh, vëll. 10, fq. 255
Pyetje: A është obligim kompesimi i ditës së agjërimit për atë që vjellë përgjatë ditës në Ramazan?
Përgjigje: Nuk prishet agjërimi dhe as nuk është obligim kompesimi i ditëve, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
مَن ذرعَه القَيءُ فَلا قضاءَ عَليهِ ومنِ استَقاءَ فعَليهِ القَضاءُ
“Atë që e zënë të vjellët nuk ka kompesim për të, dhe kush e provokon vetë të vjellën, e ka obligim t’i kompesojë ditët”.
Transmeton Imam Ahmedi dhe autorët e suneneve me zinxhir të saktë transmetimi.
Komisioni i Përhershëm i Fetvave:
Zëvendës-Kryetari: Abdur-Rrazak el-Afijfi
Kryetar: Abdul-Azijz bin Abdullah bin Baz
Përktheu: Umm ‘Akil