Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3177

 

 

Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione dhe me nifas ta prekë Kur’nin dhe ta lexojë atë, veçanërisht në muajin e bekuar të Ramazanit, të cilin njerëzit e specifikojnë me hatme Kur’ani?

 

Përgjigje: Nuk di ndonjë ndalesë për këtë gjë, dhe për hadithin:

لا يمس القرآن إلا طاهر

“Nuk e prek Kur’anin veçse i pastërti.”

Ka prej atyre që thonë se: ai është hadith mursel [1] , duke hamendësuar se ai me të gjitha rrugët e transmetimit e bën të vlefshëm argumentimin me të dhe përputhet me thënien e Sheukanit në veprën e tij “Nejl el-eutar” se: “Nuk e prek Kur’anin veçse i pastërti”, dmth muslimani dhe nuk e prek atë qafiri, pasi Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem –, ka ndaluar që të shkohet në tokat e armiqve me Kur’an.

Ndërsa thënia e Allahut:

لا يمسه إلا المطهرون

“Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastërtit.” el-Uakia, 79

Këtu kihen për qëllim melaiket, ashtu siç ka thënë imam Maliku në veprën e tij “Mauata” dhe po ashtu ka thënë se: ky ajet shpjegohet nga thënia e Allahut:

 

كَلَّا إِنَّهَا تَذْكِرَةٌ ﴿١١﴾ فَمَن شَاءَ ذَكَرَهُ ﴿١٢﴾ فِي صُحُفٍ مُّكَرَّمَةٍ ﴿١٣﴾ مَّرْفُوعَةٍ مُّطَهَّرَةٍ ﴿١٤﴾ بِأَيْدِي سَفَرَةٍ ﴿١٥﴾ كِرَامٍ بَرَرَةٍ ﴿١٦﴾

“Mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë. Pra, kush të dojë, le të marrë këshillë! Ai ndodhet në Faqe të nderuara, të lartësuara, të pastra. Në duart e shkruesve (engjëj) të ndershëm dhe të drejtë.” Abese, 11-16

Pra, ketu është fjala për melaiket, ashtu siç ka thënë Zoti ynë – ‘Azze e Xhel-le –:

وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ الشَّيَاطِينُ ﴿٢١٠﴾ وَمَا يَنبَغِي لَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُونَ ﴿٢١١﴾ إِنَّهُمْ عَنِ السَّمْعِ لَمَعْزُولُونَ ﴿٢١٢﴾

“Atë (Kuran) nuk e kanë zbritur djajtë. Jo vetëm që kjo s’u takon atyre, por as nuk kanë fuqi të bëjnë një si ai. Në të vërtetë, ata mënjanohen nga të dëgjuarit (e Shpalljes).” esh-Shuara, 210-212

 

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit:

Hadith mursel quhet ai hadith ku mungon transmetuesi që vjen pas tabijinit në zinxhirin e transmetimit. Dhe ai që vjen pas tabijinit në zinxhirin e transmetimit është sahabi dhe fundi i zinxhirit është edhe skaji i tij në të cilin qëndron sahabi. [Tejsirul mustalahel hadith, fq 87].

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil