Autor: Shejkh Muhammed Ibn Hadij el-Medkhalij

 


Pyetje: Ç’gjykim ka ai që bën marrëdhënie me gruan pasi që ajo është pastruar prej menstruacioneve, por nuk ka marrë gusl?

 

Përgjigje: Allahu, Xhel-le ue ‘Alaa, thotë:

 

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي الْمَحِيضِ وَلَا تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطْهُرْنَ فَإِذَا تَطَهَّرْنَ

“Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen...” [el-Bekareh, 222]

Kështu, hera e parë në të cilën përmendet fjala “të pastrohen” kihet për qëllim ndërprerja e gjakut dhe hera e dytë që përmendet fjala “ të pastrohen”, kihet për qëllim largimi i kësaj gjendjeje, veçori e saj është dëmi : Thuaju:“Ajo është gjendje e dëmshme.”; dhe kur të pastrohet prej saj (pra, kur të lahet), kryen marrëdhënie me të. Ndërsa, nëse bën marrëdhënie me të dhe ajo nuk ka marrë gusl, duhet që të bësh teube tek Allahu, Tebareke ue Te’ala.

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil