Print
Category: Metodologjia e Trajtimit të Njerëzve të Bidatit dhe Paralajmërimi kundër tyre, njohja e cilësive të Bidatçijve dhe kurtheve të tyre

 

Autor: Shejkh Mukbil bin Hadij el-Uadi’i
Burimi: “Tuhfetul-Muxhijb ‘ala Es’iletul-Hadir uel-Garib”, fq. 354


“Për sa i përket njerëzve të Hizbijeve dhe xhemateve që enden sa andej-këndej, atëherë unë i këshilloj vëllezërit që të mos marrin pjesë në mexhliset e tyre dhe të mos u japin mundësinë që të debatojnë me ta, sepse njëherë, erdhi një njeri tek Imam Malik dhe i tha:

“Unë dua të debatoj me ty!” Kurse Imam Malik i tha: “Po nëqoftëse më mund (në debat)?” Ai tha: “Atëherë ti do më pasosh mua.” Kurse Imam Malik i tha: “Po nëqoftëse vjen një njeri tjetër dhe debaton me mua e pastaj më mund?” Ai tha: “Atëherë ti do pasosh atë.” Atëherë ai (Imam Malik) i tha: “E kështu Feja jonë kthehet në bredhje lartë e poshtë! Shko e gjej një që ka dyshime si puna jote sepse unë jam i bindur për Fenë time.”

Kjo është një çështje rehati, sepse shumica e njerëzve nga Xhami’atul-Hikme dhe Xhami’atul-Ihsan kanë studiuar me ne dhe ata e dinë se në ç’rrugë jemi. Po pse u larguan atëherë? Ata nuk mund të duronin dot gjendjen në të cilën ishin nxënësit e dijes këtu dhe as gjendjen që duruan vëllezërit tanë nga ‘Adeni.

Madje ata shkonin nga Ta’iz, Ibb dhe Sa’na për në Katar dhe Tokat e Haramejnit (Arabi Saudite) duke thënë:

Unë dhe ai që sponsorizon për jetimin do të jemi si këta të dy.[1]

dhe thonë gjithashtu:

وَمَا تُقَدِّمُوا لأنْفُسِكُمْ مِنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِنْدَ اللَّهِ هُوَ خَيْرًا وَأَعْظَمَ أَجْرًا

Dhe çdo të mirë që dërgoni përpara jush për veten tuaj, padyshim që atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të madhe në shpërblim.” [Muzzemil, 20]

Por gjithsesi, ajo që u intereson atyre është fitimi i Dollarëve. Andaj them: Ahh! Mjerë për atë dituri, e cila si përfundim të shpie në lypje. Prandaj ranë ata. Xhami’aul-Islah ka rënë e ka përfunduar në spiunazh, prandaj të mos mendojnë njerëzit se ne po rrimë të heshtur para Xhami’atul-Islah. Ne kemi gjithashtu një broshurë - elhamdulilah - me titull “Dhemmul-Mes’ele” që e shkrujatëm për shkak se i pamë ata duke garuar me njëri-tjetrin - por atyre nuk u intereson asgjë tjetër përveç se të mbledhin pasuri. Dhe pastaj me këtë pasuri ata luftojnë kundër Sunetit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Fundnota:
[1] Ky është një hadith i transmetuar nga Bukhari në Sahihun e tij (n. 5304 dhe 6005) dhe në el-Edebul-Mufrad (n. 135), Ebu Davudi (n. 5150), Tirmidhiu (n. 1918), Ahmedi në Musnedin e tij (n. 22820), Bejhakiu në Sunenin e tij (6/283) e të tjerë.

Teksti i plotë i hadithit të Sehl bin Se’ad është: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Unë dhe ai që sponsorizon për jetimin do të jemi si këta të dy në Xhenet.” dhe pastaj bëri shenjë tek gishti i tij tregues dhe gishti i mesit dhe i ndau ata pakëz në mes.

 

Përktheu Alban Malaj