Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139345

“...gjatë fitneve, dhe ai që është injorant, atëherë, ai e ka për detyrë të hesht; e ka për detyrë të hesht, të mos tradhtoj apo të lëkundet, apo të flas me atë që i bën keq fesë dhe i bën keq shoqërisë. Andaj, ai e ka për detyrë të heshtë dhe t’u shmanget këtyre fitneve dhe të mos futet në to. Këto (fitne) na nxorën në shesh njerëz të cilët i përkatësoheshin Da’uetit për tek Allahu dhe kur erdhën këto fitne u demaskuan sipas realitet të tyre, ata mbajtën anën e atyre (fitneve) dhe filluan të inkurajojnë drejt saj dhe të thirrin për tek ajo. Kështu që, doli në shesh çështja e tyre dhe kjo është urtësia e Allahut (Subhanehu ue Te’ala).

مَّا كَانَ اللَّـهُ لِيَذَرَ الْمُؤْمِنِينَ عَلَىٰ مَا أَنتُمْ عَلَيْهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ الْخَبِيثَ مِنَ الطَّيِّبِ وَمَا كَانَ اللَّـهُ لِيُطْلِعَكُمْ عَلَى الْغَيْبِ

“Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di).” Al-Imran, 179

Ne nuk i njohim ata vetëm se gjatë fitneve; shfaqet ajo që e kanë përbrenda. Kjo është urtësia e Allahut që t’i shpalos dhe t’i demaskoj sekretet e tyre në mënyrë që muslimanit të kenë dije dhe të mos mashtrohen pas çdokujt i cili pretendon se thërret për te Allahu, në mënyrë që metodologjia e tij (muslimanit) të jetë metodologjia e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i bazuar në Kuran dhe Sunnet, kështu (duhet) të jetë thirrësi për te Allahu (‘Azze ue Xhel-le) duke patur dije. Të gjitha lavditë dhe begatitë i takojnë Allahut, sa e sa sekrete dhe të fshehta kanë demaskuar këto ndodhi prapa të cilave fshihej ai që i mashtronte njerëzit, kështu që doli në shesh realiteti i tyre, dhe u bë e qartë kush janë në realitet njerëzit e durimit, qëndrueshmërisë dhe diturisë. Pra, kjo është një urtësi hyjnore dhe po ashtu edhe fitnet tjera Allahu i çon për shkak të një urtësie të madhe.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari