Autor: Shejkh 'Abdullah el-'Adenij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140920

Ky thotë: "Si t'u kundërpërgjigjemi disa thirrësave që thonë se dijetarët e Sunetit shpallën Xhihadin për problemin e Demmaxhit, porse nuk e shpallën atë për Palestinën, Irakun dhe për vendet e tjera? Allahu u shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Kush është ai që e thotë këtë? Sepse dijetarët e Sunetit,në çdo vend ku argumenti ka treguar së ka Xhihad Sheriatik, kanë thënë se ka Xhihad, qoftë në Palestinë apo në Irak apo në vendet e tjera të Muslimanëve. Kur Xhihadi në Palestinë ishte Xhihad Sheriatik, dijetarët e shpallën Xhihadin, saqë disa prej tyre shkuan atje si dhe i nxitën Muslimanët që të shkonin atje, siç ka ndodhur në vitet e kaluara, në ditët kur ishte Mbretit Fejsal, si dhe në ditët para e mbas tij. Pra, dijetarët e Ehli-Sunetit dhe Xhematit në vendet e Dy Xhamive të Shenjta si dhe në vendet e tjera Islame i nxitën Muslimanët për Xhihad në Rrugën e Allahut, kur atëherë kishte mundësi dhe kishte flamur Islamik. Kurse tani ka dobësi dhe nuk ka mundësi, prandaj dijetarët e Islamit nuk e urdhërojnë Umetin Islamik për vetë-shkatërrim.

Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – bëri marrëveshje me mushrikët. Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem bëri hixhret, duke u larguar nga Mekka për në Medine, ndërkohë që Mekka është vendi më i dashur tek Allahu. Por megjithatë, përderisa dobia e kërkonte atë (shpërngulje) dhe gjendja ia impononte atij (që të shpërngulej), atëherë doli Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – duke bërë hixhret, dhe e la Mekken. Dhe cila është më e madhe, Mekka apo Kudsi? S'ka dyshim që Mekka është më e mirë, por megjithatë u shpërngul Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – nga Mekka, derisa bëri përgatitje dhe arriti mundësinë dhe i luftoi mushrikët derisa arriti ngadhënjimin. Dhe kjo ndodhin në vitin e Çlirimit (të Mekkes). Dhe kështu pra është Suneti i Allahut – Xhel-le ue 'Alaa –. E përderisa është kështu, atëherë këtu s'ka kontradiktë. Kurse ajo që ka ndodhur me problemin e Demmaxhit, kjo është për largimin e dëmit nga Muslimanët, për sa kohë që është mundësia. E përderisa është mundësia, atëherë është detyrë për çdo individ, e mundet të jetë edhe detyrë për një numër të mjaftueshëm individësh, në varësi të rrethanave. Kështu që, bëhet detyrë për secilin individ të vendit – siç e kanë thënë dijetarët – që është prej llojeve të obligimit individual, atëherë kur sulmohet një vend i caktuar, në mënyrë që të zmbrapset ai sulm nga ana e njerëzve të atij vendi, duke qenë pra obligim individual. Pastaj bëhet për ata që janë më afër tyre, e pastaj për ata që janë më afër, aq sa të jetë e nevojshme për ta zmbrapsur të keqen.

Pra, ata flasin me dije dhe me norma sheriatike, të cilat i kanë përmendur dijetarët. Dhe kush mediton në librat e hadithit dhe fik`hut dhe në rregullat që kanë vendosur dhe kanë sqaruar dijetarët dhe komentatorët, nëpër librat e njerëzve të dijes, do të gjejë këto detaje të qarta. Mirëpo janë njerëzit që ndjekin emocionet ata që mundohen t'i përplasin fjalët (e dijetarëve) me njëra-tjetrën dhe fusin ngatërresa në shoqëri, ngase ata kërkojnë njerëz që ta ndihmojnë rrugën e tyre, qoftë edhe me pavërtetësi. E kryesisht menhexhi i tyre dhe peshoret e tyre janë emocionet. Mirëpo Feja e Allahut – Xhel-le ue 'Alaa – nuk është me opinione e as me emocione e as me epsh, porse është me dëshmi, me argumente dhe me fakte.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj