Autor: Shejkh Muhammed Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://ar.miraath.net/audio/5784

Ky (pyetës) thotë: Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.

Ue ‘alejkes-selamu ue rahmetullahi ue barakatuhu.

Thotë: Cili është mendimi juaj - i nderuar - rreth këtyre çfarë po ndodhin në vendet Arabe, të cilat quhen “Revolucionet e Pranverës Arabe”?

Përgjigje: UAllahi unë s’kam parë pranverë, kam parë veçse shterpësi dhe thatësi, kemi parë veçse sherr, s’kemi parë pranverë. Pranvera e gëzon shpirtin, në pranverë dalin të kullosin bagëtitë dhe fillojnë të lëvizin njerëzit pasi që i kishte kapluar dëshpërimi, sikurse ka thënë Allahu (Subhanehu ue Te’ala):

فَإِذَا أَصَابَ بِهِ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ (٤٨) وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلِ أَنْ يُنَزَّلَ عَلَيْهِمْ مِنْ قَبْلِهِ لَمُبْلِسِينَ (٤٩) فَانْظُرْ إِلَى آثَارِ رَحْمَةِ اللَّهِ كَيْفَ يُحْيِي الأرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا إِنَّ ذَلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتَى وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (٥٠)

...atëherë ata gëzohen përnjëherësh, edhe pse, me të vërtetë, para se t’u vinte shiu, ishin të dëshpëruar. Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, si e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Vërtet, Ai do t’i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” [er-Rrum, 48-50]

Ne s’kemi parë ndonjë pranverë. Kemi parë veçse gjakrat që derdhen, nderet që përdhosen, pasuritë që grabiten, banesat që shkatërrohen... këto kemi parë.

Kjo na qenka pranvera? Kjo është pranverë apo sherr?! Përgjigjuni! Kjo na qenka pranvera o vëllezërit e mi?!

Kush po e kalon këtë pranverë në këto vende? Ai që e shikon si pranverë këtë që po ndodh tek këto vende, ai vetë nuk shkon që ta kalojë pranverën atje. Ky për veten e tij nuk shkon ta kalojë pranverën atje.

Kjo është thatësirë, kjo është sherr i madh. Nëse ai që e thotë këtë fjalë mendon se kjo është pranverë, atëherë le të shkojë ai për veten e tij tek kjo pranverë që Allahu t’i japë bereqet në të. Kurse ne! Ne lusim Allahun të na japë mirëqënie dhe siguri.

Mirëpo, për fat të keq, kjo fjalë na ka ardhur nga qafirat, “Pranvera Arabe”, kështu e quajnë ata. Është me vend, mundet që për ta të jetë pranverë sepse jemi ne që po vdesim, kurse ata duan që ne të marrim fund, ata duan shkatërrimin e Muslimanëve.

Dhe e gjithë çështja është se kjo nuk është pranverë o vëllezërit e mi. Kjo është thatësirë, kjo është shterpësi, kjo është sherr. E nëse ai që e ka thënë këtë fjalë e shikon si pranverë, atëherë le të shkojë ta kalojë pranverën bashkë me ata. Kurse ne lusim Allahun të na japë mirëqënie dhe siguri nga ajo gjë. Mirëpo, siç u thashë, ky është emri që ia kanë vënë njerëzit e kufrit.

Dhe argumenti është fjala që thonë: “Arabe”. Dhe ata janë të parët që e përdorën këtë shprehje. Dhe tani ata s’po ndihen! Janë të gëzuar! Sakaq shpata është lëshuar mbi Umetin e Muhamedit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe lufta është ndezur akoma më keq mes tyre, u përdhosën gjërat e pacënueshme dhe nderet, u grabitën pasuritë, u rrënuan shtëpitë dhe vendet, u prenë rrugët, u tmerruan njerëzit etj..

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj