Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

Madje, ka vajtur puna deri aty saqë mbartësit e kësaj ideologjie ekstremiste të devijuar, tani i përdorin lojërat elektronike për fëmijë për të përhapur ideologjinë ekstremiste. Në këtë kohë, shumica e lojërave janë me luftë, banda mafioze dhe gjëra të ngjashme. Tani ekziston një lojë që quhet “online” pra drejtpërsëdrejti dhe kjo lojë ka opsione, për shembull zgjedh të jesh Isist. Kështu quhet “Isist”. Ky personazh ka uniformën e isistave. Aty ka opsione për të zgjedhur njërën metodë të isistave për luftë: kamikaz, armë të gatshme, etj.

Kam mësuar se ekzistojnë psikiatër ekspertë që i analizojnë personalitet që i zgjedhin  këto lojëra duke u bazuar në opsionet që zgjedhin lojtarët; dhe këta ekspertë fokusohen tek ata duke u bazuar në rezultatet e vlerësimit psikologjik te kjo lojë. Pastaj futen bashkë me këta për të luajtur online dhe luajnë bashkë me ata. Pastaj fillojnë të injektojnë tek ata ideologjinë e ekstremizmit ndërkohë që ai është duke luajtur me të. Saqë një grua në Saudi djali i saj iu ankua se shokët e tij në lojë, i thonë: “Vrite nënën tënde! A do të hysh në Xhennet? Vrite nënën tënde!”

Pra, ka vajtur puna deri aty saqë i shfrytëzojnë edhe lojërat elektronike për të përhapur këtë ideologji ekstremiste të devijuar. Fatkeqësisht, lëvizja që përballet me këtë ideologji ekstremiste, nuk e bën të njëjtën lëvizje që bëjnë këta, sidomos me përdorimin e mjeteve elektronike bashkëkohore. Për këtë arsye, shohim se ky ekstremizëm ka një shtrirje me një shpejtësi të rrezikshme në mesin e të rinjve. Ata që janë të ngarkuar me çështjet islame në shtetet islame, e kanë detyrë që të jenë syçelë ndaj kësaj çështje dhe të dalin përballë kësaj shtrirje.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org