"Kemi dëgjuar se ka njerëz që i po shfrytëzojnë këto ngjarjet aktuale dhe po bëjnë thirrje që t'u besojmë Zionistëve dhe të afrohemi me ta; ka disa njerëz të tjerë që po i shfrytëzojnë këto ngjarjet aktuale dhe po bëjnë thirrje që t'i besojmë Iranit dhe të bashkëpunojmë me të.
Por, në të vërtetë Zoti ynë thotë:
لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا
"Sigurisht që, ju keni për ta parë vet se njerëzit me armiqësinë më të madhe kundër atyre që besojnë janë pikërisht Jehudët dhe ata që bëjnë shirk..." [el-Ma'ideh, 82]
Ka thënë imami es-Sa'dij, Allahu e mëshiroftë:
"Pra, ato dy grupe janë kategorikisht njerëzit me armiqësinë më të madhe kundër Islamit dhe muslimanëve, janë njerëzit që përpiqen më së shumti që t'i shkaktojnë dëme Islamit dhe muslimanëve, për shkak të urrejtjes, zullumit, hasedit, inatit dhe kufrit që kanë ata."
Kemi dëgjuar poashtu se ka disa njerëz që bëjnë thirrje që të heshtim e të mos flasim kundër lëvizjeve dhe grupacioneve hizbije, me në krye nënën e të gjitha atyre lëvizjeve dhe xhemateve hizbije, që është sekti el-Ikhuan el-Muflisun, me argumentin se ne duhet të bashkojmë fjalën e muslimanëve. Ai që ka eksperiencë me ta e di shumë mirë që bidatçijtë në kohë krizash e fitnesh e shtojnë helmin në hanxharët e tyre dhe rreziku i tyre bëhet akoma më i madh, rrjedhimisht që animi nga ata e shton akoma më shumë përçarjen dhe nuk realizon bashkimin e muslimanëve.
Njeriu i logjikshëm e di shumë mirë që nuk mund të mbash krahun e Jehudëve dhe as krahun e mushrikëve dhe as krahun e hizbive. Njeriu i logjikshëm e di që ndërveprimi me ata njerëz është çështje e politikës që i përket vetëm udhëheqësit të shtetit, i cili ndërmerr hapat e duhura për të realizuar interesat dhe për të larguar dëmet.
Prandaj, nuk lejohet që të fusësh hundët te këto çështje që i përkasin udhëheqësit të shtetit dhe as nuk duhet të bëhet pështjellim te këto çështje.
Burimi: https://x.com/i/status/2037480058722431377
Përktheu: Alban Malaj