Autor: Shejkh Hamud et-Tuejxhrij

Burimi: Mexhmu'u Muel-lefati ue Resaili el-Alameti Hamud et-Tuejxhrij, Mexhmu'atul-Uula, fq.616.

 

 

“Ai që i krahason enashidet që përmbajnë melodi të këngëve, me recitimin e poezive të Sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur me ta – kur ata  ndërtonin Xhaminë Profetike dhe kur hapnin hendekun, apo i krahason me poezitë për devetë (el-hida) që Sahabët – Allahu qoftë i kënaqur me ta – i nxisnin ato në udhëtim, krahasimi i tij është i pabazë. Ngaqë Sahabët, nuk këndonin me poezitë dhe nuk përdornin melodi me zëra tërheqës, që i ndezin emocionet e vetë atyre që i këndojnë dhe atyre që i dëgjojnë, siç e bëjnë këtë nxënësit nëpër festa dhe qendrat verore. Sahabët mjaftoheshin thjesht me recitimin e poezisë, duke e ngritur zërin dhe nuk përmendet për ta se mblidheshin për të recituar bashkërisht me një zë, siç bëjnë nxënësit në kohën tonë.”

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari