Nuk është kusht për atë që urdhëron të mirën dhe ndalon të keqen që të jetë i pastër nga gjynahet. Të gjithë ne kemi gjynahe! Të gjithë ne kemi mangësi! Por ama duke u penduar tek Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhërishëm e, duke iu frikësuar Allahut të Plotëfuqishëm e të Madhërishëm, urdhërojmë të mirën dhe ndalojmë të keqen, edhe pse ne vetë kemi mangësi.
Përktheu: Alban Malaj