Shejkh Muhamed ibën Salih el-Luhejdan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142070
Pyetje:
Pyetja e fundit – Allahu i Lartësuar ju ruajttë – thotë: “Unë ju dua për hir të Allahut. Përse nuk flitej shumë për Shejkh Rabijn në kohën e Shejkh Albanit, Shejkh ibën Uthejminit dhe dijetarëve të mëdhenj, kurse në këtë kohë flitet shumë për të?
Shejkh Luhejdan: Gjëja e parë, kur kanë vdekur ata? Shejkh Nasir (Nasirud-Din el-Albani), Shejkh Muhamed (ibën Salih el-Uthejmin), kur kanë vdekur këta? Unë po them se kur kanë vdekur?
Pyetësi: Kohën e fundit...kohën e fundit kanë vdekur, Allahu i mëshiroftë.
Shejkh Luhejdan: Kur vdiqën?
Pyetësi: D.m.th kohët e fundit, Shejkhu jonë.
Shejkh Luhejdan: Ka vite (që kanë vdekur) dhe njerëzit ndryshojnë... fitnet janë shtuar. Dhe janë shtuar ata që mburren kinse janë njerëz të dijes. Janë pështjelluar çështjet dhe janë shtuar thirrësit të cilët i nxjerrin dijetarët gabim (duke mos e marr fjalën e tyre, sh.p). Kështu që, nëse njeriu nuk bie në kundërshtim me dikë...kurse, për sa i përket Shejkh Rabij, ai nuk ka ndryshuar pas vdekjes së këtyre dy dijetarëve, si dhe para kësaj – e gjithë lavdia i takon Allahut -, ai ka qenë në hak.
Pyetësi: Allahu Ekber! Ata të cilët flasin keq për të nuk janë nga Ehli Sunneti, kjo është apo jo?
Shejkh Luhejdan: Fjalët e disa dijetarëve për disa tjerë nuk mjaftojnë si argument për këtë gjë. Ka mundësi që të kenë dalë fjalë nga harresa; nuk e kanë synuar një gjë të tillë apo diçka tjetër. Ai që flet prej tyre, duhet të këshillohet dhe le ta ketë frikë Allahun dhe të mos flasë për tjetrin për atë që nuk e di me bindje se ai është në batil apo se ai nuk është penduar për atë gjë.
Pyetësi: Allahu Ekber.
Shejkh Luhejdan: Patjetër, patjetër...në mënyrë që të ketë siguri, dhe mos të shkatërrohen (njerëzit). A mbaruan pyetjet?
Pyetësi: Po, Shejkhu jonë. E lus Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar që t’ju mbrojë juve me mbrojtjen e Tij. Do të ishte mirë sikur të na thonit datën, Shejkhu jonë, Allahu i Lartësuar ju ruajttë.
Shejkh Luhejdan: Ti je nga Libia?
Pyetësi: Jo, Shejkhu jonë. Jam vëllai juaj, Ebu ‘Abdul-Melik, nga Marakeshi.
Shejkh Luhejdan: Nga Maroku.
Pyetësi: Po, Shejkhu jonë, Allahu ju ruajttë.
Përktheu: Jeton Shasivari