Esselamu 'alejkum ue rahmetUllahi ue barakatuHu!

 

Pak më parë na erdhi lajmi i vdekjes së shejkhut tonë, imamit tonë, bajraktari i flamurit të Xherrhit dhe Ta'dilit, dijetari edukator, prindi i te gjithëve, këshilluesi i sinqertë e besnik, shejkhu dhe dijetari i shquar, nga dijetarët e fundit të Selefëve, komandanti i pasardhësve të Selefëve, Rabij' ibën Hadij el-Medkhalij, Allahu e mëshiroftë me Mëshirën e Tij të gjerë.

U largua një mal i patundur e krenar!

U largua ai që ia dedikoi gjithë jetën e tij mbrojtjes së Sunetit, ruajtjes së fortesës së Teuhidit, mbrojtjes së menhexhit të Selefëve të devotshëm, pa bërë lëshime dhe pa përdredhime.

U largua ai që u lodh dhe u refuzua, me durim dhe vetëpërmbajtje, duroi shumë në një kohë kur u shtuan fitnet dhe fitnexhitë, ndërsa u pakësuan flamujt e qartë!

Me të vërtetë që Umeti e ka njohur Shejkh Rabijan për stoicizmin e tij të pazbutshëm, për qartësinë e tij që nuk e prishi asnjë mjegulli, për zërin e tij që kurrë nuk u mek përballë pavërtetësisë, që nuk heshti kurrë përpara bidatçijve dhe devijantëve, që nuk bënte dredhira kur këshillonte, sado të mëdha që ishin presionet dhe sulmet e gjuhëve dhe shpatave, që nuk heshti kurrë, përveç atëherë kur e detyruan që të heshtë, pavarësisht forcës, tradhtisë dhe pabesisë që treguan kundër tij!

Ne e lusim Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit të lartë, që ta lajë atë me ujë, me borë e me akull, si dhe ta vendosë atë në gradat e njerëzve të sinqertë, shehidëve dhe të devotshmëve, e sa shoqëri e mirë janë ata!

Ne i ngushëllojmë vetet tona së pari, për humbjen e këtij burri madhështor, si dhe ngushëllojmë Umetin Islam në përgjithësi, e nxënësit e dijes dhe njerëzit e Sunetit në veçanti, ata të cilët e kanë dashur Rabijan me një dashuri të sinqertë, për hir të Allahut, i ngushëllojmë për këtë fatkeqësi të madhe, si dhe i këshillojmë vetet tona dhe vëllezërit tanë që të jemi të palëkundur në këtë rrugë, në rrugën e Pastrimit dhe Edukimit, rruga në të cilën jetoi Shejkhu duke thirrur njerëzit në të, natën dhe ditën, haptazi dhe fshehurazi.

Pra, lamtumirë o mal...

Lamtumirë ty që u tregove i palëkundur atëherë kur të tjerëve iu drodhën këmbët, ty që nënshtrove dorën dhe gjuhën tënde dhe ishe prind edukator përpara se të ishe kritikues e dallues!

Ai shkoi te Zoti i tij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, i Drejti, i Urti, mbasi që e kreu amanetin, këshilloi, sqaroi dhe luftoi me gjuhë dhe penë, duroi dëmtimet, përgënjeshtrimet dhe padrejtësinë e armikut, si dhe tradhtinë e atyre që i kishte të afërm.

Shkoi dhe na la neve me një plagë që nuk shërohet ndryshe veçse duke u treguar të palëkundur në rrugën që ndoqi ai dhe Selefët e devotshëm që i paraprinë atij dhe neve, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!

O Zoti im, o Mëshirëplotë, ne s'kemi parë gjë tjetër veç asaj që e dimë, se ai padyshim është robi Yt, ai e ka ndihmuar Sunetin, e ka mbrojtur fortesën e Sunetit, prandaj shpërbleje atë për ne, me shpërblimin më të mirë që ja jep robit që ndihmon fenë Tënde!

O Allah, shpërbleje atë për Islamin dhe muslimanët me shpërblimin më të mirë, ngrije në grada të larta mes njerëzve më të lartë në Xhenet, na kompeso me mirësi për largimin e tij, zëvendësoje atë me të tjerë që do ta mbrojnë menhexhin për këtë Umet, që të vazhdojë rrugëtimin mbas gjurmëve të Selefëve, pa bërë lëshime, pa bërë lajka, pa bërë dredhira për hesape personale dhe hesape dynjaje!

O Allah na bashko me të në Firdeusin e lartë... në tokën ku s'ka përçarje, s'ka sëmundje dhe s'ka ankth... atje ku nuk poshtërohet dijetari dhe nuk tradhtohet i sinqerti!

Amin o Allah!

 

Përktheu: Alban Malaj

 

السلام عليكم ورحمة الله وبركاته ،

إنا لله وإنا إليه راجعون...

بلغنا قبل قليل نبأ وفاة شيخنا وإمامنا ، حامل لواء الجرح والتعديل ، العالم الرباني ، والد الجميع ، الناصح الأمين ، الشيخ  العلامة بقية السلف وقائد الخلف ربيع بن هادي المدخلي رحمه الله رحمةً واسعة .

رحل الجبل الثابت الأشم

رحل من نذر عمره للدفاع عن السنة ، وحراسة حياض التوحيد ، والذبّ عن منهج السلف الصالح بلا مداهنة ولا تلوّن .

رحل من تعب وأنكر ، وصبر واحتمل ، وصابر في زمن كثرت فيه الفتن والفتانون ، وقلّت فيه الرايات الواضحة .

لقد عرفت الأمة في الشيخ ربيع ثباتًا لا يلين ،  ووضوحًا لا يَشوبه غبش ، وصوتًا ما لان يومًا للباطل ، ولا سكت عن أهل البدع والضلال ، ولا راوغ في النصح ، مهما عظمت الضغوط وتكالبت الألسن والسيوف ، وما سكت إلا لما أسكتوه بالرغم والقوة والخيانة والغدر .

نسأل الله العظيم رب العرش الكريم أن يغسله بالماء والثلج والبرد ، وأن ينزله منازل الصديقين والشهداء والصالحين ، وحسن أولئك رفيقًا .

وإنا لنعزِّي  أنفسنا أولا في هذا الرجل العظيم ونعزّي الأمة الإسلامية عامة ، وطلبة العلم وأهل السنة خاصة - الذين أحبوا ربيعا وأخلصوا في محبتهم له لله - في هذا المصاب الجلل ، ونوصي أنفسنا وإخواننا بأن نثبت على هذا الطريق ، طريق التصفية والتربية ، الذي عاش الشيخ يدعو إليه ليلًا ونهارًا ، في العلن والسر .

فوداعًا أيها الجبل...

وداعًا يا من ثبت حين اضطربت الأقدام ، ويا من سلِمت يدك ولسانك ، وكنت أبًا ومربيًا قبل أن تكون ناقدًا ومميّزًا

مضى إلى ربّه الرحمن الرحيم العدل الحكيم ، بعد أن أدى الأمانة ، ونصح  وبيّن وجاهد باللسان والقلم ، وصبر على ما لقي من الأذى والتكذيب وظلم العدو وخيانة القريب .

مضى وترك فينا جرحًا ، لا يلتئم إلا بثباتٍ على ما كان عليه ومن سلفه من سلفنا الصالح  - رضي الله عنهم أجمعين - .

يا ربي يا رحيم   - وما شهدنا إلا بما علمنا - إنه عبدك… نصر السنّة ، وذبّ عن حياضها ، فاجزه عنا خير ما جزيتَ عبدًا ناصَر دينك .

اللهم اجزه عن الإسلام والمسلمين خير الجزاء ، وارفع درجته في عليين ، واجعل خلفه فينا خيرًا ، وخلّف على الأمة من يحفظ المنهج ويواصل المسير على خطى السلف بلا مداهنة ولا مجاملة ولا مراعاة لحظوظ النفس والدنيا .

اللهم اجمعنا به في الفردوس الأعلى  ، في دار لا فُرقة فيها ولا مرض ولا غمّ ، حيث لا يُهان عالم ، ولا يُخذل صادق  . .

اللهم آمين .

شيوخ وإدارة وطلاب معهد الميراث النبوي التأصيلي  – من قلب يذرف دمعه ، ويدعو له في سجوده ، ويشهد أنه بلّغ ، ونصح ، وثبت حتى الممات .