Shejkh Ubejd el-Xhabirij

Burimi: http://ar.miraath.net/audio/1037

Pyetje: Allahu ua shpërbleftë me të mira! Pyetja e shtatë o shejkh, pyetësja thotë:
Çfarë mendoni për atë që thotë se lejohet të shkosh në mësimet e Texhuidit dhe Kur'anit që jepen nga një jo selefij, apo nga dikush që nuk dihet gjendja e tij, duke u ruajtur njëkohësisht nga gabimet e tij. Dhe kur është pyetur (ai që thotë këtë fjalë) se a bën dallim midis atyre të dyjave (Texhuidit dhe Kuranit) dhe shkencave të tjera të Sheriatit, ka thënë: “Çdo dije e merr nga ai që e flet atë me hak dhe vërtetësi edhe nëse ai vetë nuk e i beson ato që thotë dhe ruhesh prej gabimeve.”  Dhe ajo thotë: A ka mospajtim për këtë çështje mes ehli sunetit?

Përgjigje: E para: O bija ime, kjo çështje është shumë e rrezikshme, të mësuarit me njerëzit e bidatit dhe epsheve, prandaj unë këshilloj:

Së pari: Është detyrë për muslimanin që të ruhet nga bidatçitë dhe njerëzit e epsheve. Të ruhet nga ulja me ta dhe marrja e dijes prej tyre, ngase bidatçive nuk u zihet besë, ata nuk kanë amanet dhe ata janë armiq të sunetit. Andaj themi:

Kush është fillestar në fe, ka pak që e njeh sunetin dhe ka pak dije, nuk këshillohet që të mësojë tek dikush që ka bidate sepse kihet frikë për të dhe të tjerët si ai, nga bidatcitë. Vërtetë, bidatçitë shfrytëzojnë dijen e tij të paktë dhe kuptimin e tij të cekët për sunetin, që t’i hedhin atij dyshime.

Së dyti: Kush është i palëkundur në sunet dhe është i fortë në dije dhe ka nevojë për një dije që nuk ka ku ta marrë tjetër, përveçse tek bidatçitë, ska problem që ta marrë këtë dije nga bidatçiu, me kusht që të mos tolerojë nga ai asnjë gabim dhe të ruhet nga gabimet e tij.

Me pak fjalë, fillestari, ai që ka pak që e njeh sunetin dhe ai që ka dije të paktë, nuk këshillohet të mësojë tek bidatçiu, qoftë edhe mësimi i Kur'anit, Texhuidit apo të tjerave.

Dhe kush është i fortë në sunet dhe i palëkundur në dije, atëherë nuk ka problem që të mësojë me ta atë për të cilën ka nevojë, nëse nuk gjen ndonjë selefij që t’ia mësoj atë shkencë. E nëse gjen një selefij që t’ia mësojë atë, atëherë e ka detyrë bojkotimin e bidatçive dhe të ruhet prej tyre. Po.



Video në AudioSelefi.org

 

 

Përktheu: Umm ‘Akil