Autor: Zejd Ibën Muhamed Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: el-Menhexh el-Kauijm fij et-Te`essij bi er-Rrasuli el-Kerijm - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, fq.145.

 

 

Realiteti i Tekuas në gjuhën e Sheriatit Fisnik është:

1 – Zbatim i urdhrave të Allahut dhe largim nga ndalesat e Tij;

2 – Ose po deshe thuaj: të veprosh me bindje ndaj Allahut, me dritë nga Allahu, duke shpresuar shpërblimin e Allahut; si dhe të heqësh dorë nga mosbindja ndaj Allahut, me dritë nga Allahu dhe duke iu frikësuar Dënimit të Allahut;

3 – Ose po deshe thuaj: të veprosh duke e ndjerë mbikëqyrjen e Allahut në çdo gjë të vogël apo të madhe dhe duke u druajtur nga ajo gjë që Ai e urren, duke e nderuar dhe madhëruar të Përsosurin nga çdo e metë;

4 – Ose po deshe thuaj: janë fjalët dhe veprat e mira, të fshehta apo të shfaqura. Është transmetuar se ‘Umer Ibnul-Khattab – radijAllahu ‘anhu – pyeti Ubej Ibën Ka’bin – radij-Allahu ‘anhu – për tekuanë dhe ai u përgjigj: “A ke ecur ndonjëherë në një rrugë me gjemba?” Ai tha: “Posi jo!” I tha: “E çfarë bëre?” Tha: “Përvesha izarin dhe kalova duke u ruajtur nga gjembat.” Ai tha: “Ajo është tekuaja.” Dhe për shkak të pozitës dhe rëndësisë madhështore që ka tekuaja në secilin prej sheriateve të Allahut, të cilat u vulosën me Sheriatin e Muhamedit, Allahu ka porositur për tekua në Librin e Tij Madhështor të gjithë popujt, që nga Ithtarët e Librit, popujt e tjerë dhe Umetin tonë.

Dhe ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا اللَّهَ

“E me të vërtetë Ne i këshilluam ata të cilëve iu dha Libri para jush dhe ju këshillojmë juve që të keni tekua ndaj Allahut.” [en-Nisa`, 131]

 

Përktheu: Alban Malaj