Autor: Shemsuddin Muhamed bin Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijeh (v.751 h)

Burimi: Ed-Dau ue ed-Deuau (Sëmundja dhe Ilaçi), fq. 152-153

 

[21] Privimi nga lutja e të Dërguarit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe lutja e melaikeve.

Allahu – i Pastri nga çdo mangësi – e ka urdhëruar Pejgamberin e Tij që të kërkojë falje për besimtarët dhe besimtaret. I Lartësuari ka thënë:

﴿الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَّحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ ﴿٧ رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدتَّهُمْ وَمَن صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ ﴿٨ وَقِهِمُ السَّيِّئَاتِ ۚوَمَن تَقِ السَّيِّئَاتِ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمْتَهُ ۚ وَذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

“Ato (melaike) që e mbajnë Arshin dhe ato (melaike) që janë përreth tij (Arshit), e lartësojnë me lavdërime Zotin e tyre, besojnë në Të dhe kërkojnë falje për ata që besojnë (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti me diturinë dhe mëshirën absolute që ke përfshirë çdo gjë, fali ata që janë penduar dhe që e ndoqën Rrugën Tënde si dhe shpëtoji ata nga dënimi i Zjarrit. O Zoti ynë! Futi ata në Xhenetet e Adnit që ua ke premtuar dhe ata të devotshmit nga mesi i tyre siç janë baballarët e tyre, burrat e tyre dhe pasardhësit e tyre. Me të vërtet Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti Absolut. Dhe shpëtoi ata (duke mos i dënuar) për mëkatet që kanë bërë. Atë që e shpëton Ti nga mëkatet atë Ditë, e kë mëshiruar. Dhe kjo është fitorja madhe.” El-Gafir, 7-9.

Pra, kjo është lutja e melaikeve për besimtarët që pendohen, ata që ndjekin Librin e Tij dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, të cilët nuk ndjekin rrugë tjetër përveç këtyre dyjave (Kuranin dhe Sunnetin). Përveç këtyre, askush tjetër të mos shpresojë se do ta përfshijë kjo lutje, nëse nuk i ka cilësitë e atij për të cilin luten melaiket. Allahut i kërkojmë ndihmë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari