Pyetje: Çfarë gjykimi ka mbajtja e lidhjeve familjare me ata që bëjnë magji nëse kemi frikë se mund të na dëmtojnë?

Përgjigje: Nuk është kusht që lidhjet familjare të jenë përmes vizitës, por vizita është pjesë e lidhjeve familjare. Nëse njeriu ka frikë se të afërmit mund ta dëmtojnë atë nëse i viziton, atëherë ai mban lidhje me ta me gjëra të tjera përveç vizitave, si për shembull: i merr në telefon ata, ose u dërgon pará si dhuratë, ose u dërgon dhurata, apo gjëra të ngjashme. Islami e mënjanon dëmin.

Kështu që, njeriu iu shmanget gjërave që mund ta dëmtojë, por nuk i shkëput plotësisht marrëdhëniet me ta, përveç atëherë kur ekziston një arsye e fortë që kërkon shkëputjen nga ata, siç është kufri apo gjëra të ngjashme, atëherë kjo është çështje tjetër.

 

Përktheu: Jeton Shasivari