Njeriu duhet ta ketë parasysh këtë gjë: për shembull, ndodh që je duke ecur në rrugë dhe sheh një njeri që i është prishur makina. Ndoshta ti nuk ke mundësi që të ndalesh për ta ndihmuar. Atëherë lutu për të. Lutu për vëllain tënd, thuaj: “O Allah, lehtësoja atij!”, “O Allah, ndihmoje!”

Domethënë ofro diçka nga vetja jote,

edhe nëse nuk mundesh që të ndalesh dhe të shohësh se për çfarë ka nevojë ai, t'i japësh diçka ose ta ndihmosh.

Lutu për të, thuaj: “O Allah, lehtësoja atij!”, “O Allah, ndihmoje!", “O Allah, largoja vështirësinë e tij!”, apo dua të ngjashme si këto.

Kjo është prej Udhëzimit, prej Sunetit të Profetit Muhammed ﷺ, që kur sheh në rrugë një udhëtar që ka ndalur, që i është prishur mjeti i udhëtimit, që është vonuar apo që ka ndonjë problem, atëherë lutju Allahut të Patëmeta e të Lartësuar për të, sepse Umeti i Islamit është Umet mëshirues, është Umet që mëshiron njëri-tjetrin.

Përktheu: Abdullah Beqiri