“Prandaj, në një ditë prej ditësh, ke për të parë me veten tënde, ndërkohë që ti ke marrë rrugën e suksesit, - dhe ky është thelbi i këtyre fjalëve - se shokët do fillojnë të bien njëri mbas tjetrit. Në një periudhë të jetës tënde ti ke një grup shokësh, por sa herë që ti merr drejtimin për një sukses të caktuar, për një synim të caktuar, atëherë fillojnë të largohen shokët njëri mbas tjetrit, derisa të arrish synimin tënd dhe pastaj shikon që të ka mbetur një numër i vogël shokësh ose asnjëri prej tyre. Kështu, ti do të fillosh që të bësh një shoqëri të re dhe shokë të rinj!”

 

📖 Shkëputur nga ligjërata me titull: “Min feua`id texhribeti fij merhaletu esh-shebab”

Përktheu: Alban Malaj