Ta falësh atë që të ka bërë keq ty nuk është e lavdëruar në mënyrë absolute, sepse Allahu i Lartësuar e ka kushtëzuar faljen me një kusht: që falja të jetë e shoqëruar me përmirësimin.
Allahu thotë:
فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ
“Kush fal dhe përmirëson, shpërblimi i tij është tek Allahu.” [esh-Shuura, 40]
Por ama nëse kur ti e fal atë dhe ia bën hallall dhe kjo nuk sjell përmirësim, atëherë ti mos e fal dhe mos ia bëj hallall. Atëherë ti mos e fal dhe mos ia bëj hallall!
Një shembull për këtë:
Nëse ai që të ka bërë keq është njeri i njohur që bën sherr dhe shkatërrim,
kurse ti po e fale atë, kjo vetëm se ia shton sherrin atij. Prandaj, në këtë rast më e mira është që të mos e falësh atë. Më e mira është që të mos e falësh atë! Merr hakun tënd, me qëllim që të arrihet përmirësimi.
Por nëse ai është njeri i tillë që, po e fale, falja jote nuk shkakton dëm, atëherë falja është më e mirë dhe e dobishme, sepse Allahu thotë:
فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ
“Kush fal dhe përmirëson, shpërblimi i tij është tek Allahu.” [esh-Shuura, 40]
E përderisa shpërblimi yt është tek Allahu, atëherë kjo është më e mirë për ty.
Përktheu: Abdullah Beqiri